Këtu jemi në fshatin Katundi i ri miq, si pjesë e hartës së qarkut të Durrësit, rreth 20 kilometër në perëndim të Tiranës. 9 janë fshatrat që bëjnë pjesë në njësin asministrative Katundi i Ri, ndër të cilat: Katundi i Ri qendër, Jubë, Sukth, Erzen, Adriatik etj. Popullsia në regjistrimin e fundit, 16 mijë banorë. Të ardhurat kryesore vijnë nga bujqësia, drithrat e bukës, vreshtaria, ullinjtë dhe blegtoria.
Objekt i kameras së Veri Jug edhe sot do të jenë njerëzit e punës. Zgjodha të vij në familjen Hasan Koka, një familje ndër më të njohurat në zonë, me njerëz punëtorë, fermerë lopësh dhe zotërues tokash, 17 hektarë, mbjellë me grurë, misër, jonxhë, tagji etj.
Pas kësaj shkojmë tek magazina e drithit, pranë së cilës Hasani pret një mik të vjetër që i kërkon ndihmë për riparimin e traktorit. Hasani është një usta i mirë edhe në mirmbajtjen e makinerive bujqësore.
Gjithçka pra për nevojat e famijes, për ushqim për bagëtitë kryesisht. Dhe mirëqënia në këtë familje, prej vitesh është e stabilizuar.
Hasani thotë se ka edhe mjaft familje të tjera që shquhen si familje fermerësh dhe puntorësh të mëdhenj në Katundin e Ri, si familjet Bishani, Tota, Demiri etj.
Komente
