Për herë të parë në vend, në zgjedhjet e 25 prillit do të zbatohet verifikimi elektronik i votuesve.
Me një postim në Twitter, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka publikuar një video, ku tregon shembullin e një votuesi se si do të bëhet verifikimi elektronik.
Ndërkohë ai paralajmëron votuesit që të tregohen të kujdesshëm, pasi pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë.
“Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021.
‼Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë”, shkruan Celibashi.
Si do të bëhet procedura
Pajisja shfaq foton e votuesit dhe të dhënat. Votuesi vendos shenjën e gishtit e më dhe më pas nga pajisja printohet proces verbali që e mban komisioni e më pas votuesi i drejtohet kutisë së votimit. Nëse një votues paraqitet për herë të dyte për të votuar, në momentin kur futet karta e identitetit pajisja lëshon një alarm. Në rastet kur karta e identitetit është e dëmtuar dhe nuk e lexon pajisja atëherë numri futet manualisht.