Boiken Abazi

Verifikimi i kandidatëve të dyshimtë nga KQZ, anëtari i VV Arbër Zaimi: 10 rastet kur Boiken Abazi është proceduar

17 Mars 2021, 08:39| Përditesimi: 17 Mars 2021, 09:17

  • Share

Pas kërkesës së KQZ-së për të nisur verifikimin e kandidatëve për deputet të listave të 25 prillit, ku një prej tyre ishte edhe Boiken Abazi nga Vetëvendosja, ka reaguar Arbër Zaimi, anëtar i kësaj lëvizje, duke treguar rastet kur është proceduar Abazi.

Sipas Arbër Zaimit, Boiken Abazi ka qenë dhe është qytetar korrekt e transparent, dhe gjithë çështjet që i janë hapur, kanë qenë për arsye angazhimi publik politik e qytetar.

Ai ka renditur 10 çështjet që i janë hapur Abazit si në Shqipëri dhe në Kosovë të cilat i quan të padrejta, ndërsa thekson se të gjitha këto procese ai i ka deklaruar me transparencë të plotë në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalizimin.

3 kandidatët e dyshimtë për të cilët KQZ i ka kërkuar sektorit të Dekriminalizimit të kryejë hetime më të thelluara për to janë Boiken Abazi nga Vetëvendosja, një është nga lista e PD-së në Durrës Rezart Tusha dhe Pal Shkëmbi kandidat i pavarur.

Rastet e renditura nga Arbër Zaimi:

1. Rasti i parë lidhet me organizimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje! në Kosovë, të datës 3 shtator 2011, ku kundërshtoheshin koncensionet e vazhdueshme të Kosovës ndaj Serbisë në dialogun Kosovë- Serbi. Në këtë organizim politik të Lëvizjes Vetëvendosje! u ndalën nga policia 35 aktivistë të Lëvizjes vetëvendosje!

2. Rasti i dytë lidhet me datën 14 janar 2012 dhe organizimin politik të Lëvizjes vetëvendosje! të titulluar “Serbia nuk kalon”, në mbështetje të zbatimit të masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë. Në këtë organizim u ndalën nga Policia e Kosovës 146 aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes Vetevendosje, mes tyre edhe Boiken Abazi që u mbajt në paraburgim rreth 48 orë në Gjilan, Kosovë.

3. Rasti i tretë lidhet me datën 22 janar 2012 dhe organizimin politik të Lëvizjes vetvendosje! të titulluar sërish “Serbia nuk kalon” si vazhdimësi e organizimit të datës 14 janar 2012. Edhe më 22 janar 2012 organizimi ishte në mbështetje të zbatimit të masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë. Në këtë organizim u ndalën nga Policia e Kosovës 6 aktivistë.

4. Rasti i katërt lidhet me datën 17 tetor 2012, ku janë ndaluar nga Policia e Kosovës 62 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! për shkak të pjesëmarrjes në organizimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje!

5. Rasti i pestë lidhet me organizimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, Kosovë, për të kundërshtuar koncesionet e Kosovës ndaj Serbisë në dialogun Kosovë – Serbi. Të paktën 33 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! janë ndaluar nga Policia e Kosovës në këtë organizim.

6. Rasti i gjashtë, lidhet me datën 12 tetor 2015, rreth orës 21:05, në afërsi të Prishtinës ku është ndalur vetura e markës “Passat” me targa 01-917-HG. Në këtë veturë gjendej Albin Kurti, deputet i Kuvendit të Kosovës, Boiken Abazi, Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë, Veton Dragusha, aktivist dhe Glauk Konjufca, deputet i Kuvendit të Kosovës.

7. Rasti i shtatë lidhet me organizimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje! në kundërshtim të deklaratave të ministrit serb Aleksandar Jabllanoviç, që i pati cilësuar si “egërsira” familjarët e personave të zhdukur në Gjakovë. Organizimi u zhvillua para selisë së Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, në komunën e Fushë Kosovës, dhe u kërkuar shkarkimi i ministrit Jabllanoviç.

8. Rasti i tetë, krejtësisht i motivuar politikisht nga organet e kapura të shtetit të Kosovës, çoi në dëbimin e Boiken Abazit me forcë nga Kosova, masë e aktivizuar më 16 mars 2016, ku shkruhet se ishte i ngarkuar me 5 vepra penale nga autoritetet e Kosovës. Mirëpo, po të ishte në hetim për 5 vepra penale, atëherë do duheshin çuar në hetim për vepër penale zyrtarët që e kanë dëbuar nga Kosova. Po të ishte në hetim për vepra penale, atëherë do duhej ta çonin në gjykatë, e jo ta dëbonin nga Kosova.

9. Rasti i nëntë, lidhet me pjesëmarrjen e Boiken Abazit në protestën paqësore të datës 17 maj 2020, ku kishte dalë bashkë me qytetarë të tjerë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar në Tiranë, Monument Kulture i cili u shemb nga autoritetet në shkelje të ligjit, dhe për këtë shkelje janë hapur raste gjyqësore ndaj autoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

10. Rasti i dhjetë: Boiken Abazi është ndalur nga Policia e Shtetit duke ecur në rrugë, në drejtim të protestës qytetare paqësore që po mbahej para Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në kundështim të marrëdhënieve jo reciproke mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe koncensioneve të Shqipërisë ndaj Greqisë, duke përfshirë çështjen e Detit Jon, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, etj.

Postimi i plotë:

Boiken Abazi u çertifikua. Ai ka qenë dhe është qytetar korrekt e transparent, dhe gjithë çështjet që i janë hapur, kanë qenë për arsye angazhimi publik politik e qytetar. Ai i ka deklaruar dhe vetë, por për ata që dëshirojnë, po i postoj dhe unë, gjithë rastet e tij, me specifika dhe referenca. Boikeni duhet të jetë krenar për këto përvoja jetësore përballë pushteteve abuzuese:

Si shumë aktivistë të tjerë të Lëvizjes, edhe Boiken Abazi është ndaluar nga policia dhe i janë hapur procese të padrejta, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Të gjitha këto procese ai i ka deklaruar me transparencë të plotë në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalizimin. Ky Formular është publikuar prej shumë ditësh edhe në faqen e KQZ-së dhe mund të gjendet i plotë në faqen zyrtare të KQZ-së në vijim: http://kqz.gov.al/.../03/Tirane_Pavarur_Boiken.Abazi_-2.pdf.

Në kuadër të transparencës së plotë, po i rendis dhjetë rastet edhe këtu: 8 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri, të cilat lidhen vetëm me organizime politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

1. Rasti i parë lidhet me organizimin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë, të datës 3 shtator 2011, ku kundërshtoheshin koncensionet e vazhdueshme të Kosovës ndaj Serbisë në dialogun Kosovë- Serbi. Në këtë organizim politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u ndalën nga policia 35 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!), mes tyre edhe Boiken Abazi. Ai u mbajt në paraburgim rreth 48 orë, më tej u lirua dhe nuk është njoftuar më zyrtarisht për ecurinë e këtij rasti nga autoritetet e Republikës së Kosovës.

2. Rasti i dytë lidhet me datën 14 janar 2012 dhe organizimin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të titulluar “Serbia nuk kalon”, në mbështetje të zbatimit të masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë. Në këtë organizim u ndalën nga Policia e Kosovës 146 aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mes tyre edhe Boiken Abazi që u mbajt në paraburgim rreth 48 orë në Gjilan, Kosovë, më tej u lirua dhe nuk është njoftuar më zyrtarisht për ecurinë e këtij rasti nga autoritetet e Republikës së Kosovës.

3. Rasti i tretë lidhet me datën 22 janar 2012 dhe organizimin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të titulluar sërish “Serbia nuk kalon” si vazhdimësi e organizimit të datës 14 janar 2012. Edhe më 22 janar 2012 organizimi ishte në mbështetje të zbatimit të masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë. Në këtë organizim u ndalën nga Policia e Kosovës 6 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, mes tyre edhe Boiken Abazi. Policia e Kosovës ndali në kufi, në mënyrë arbitrare dhe pa urdhërarrest, qytetarë të Republikës së Shqipërisë që ishin nisur në solidaritet për të marrë pjesë në organizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. U mbajtën rreth 1-2 orë në paraburgim në Pikën Kufitare të Kosovës në Morinë. Pasi u liruan, Policia e Kosovës nuk ua ndali hyrjen në Republikën e Kosovës, dhe bashkë me qytetarë të tjerë të Republikës së Shqipërisë iu bashkuan organizimit politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

4. Rasti i katërt lidhet me datën 17 tetor 2012, ku janë ndaluar nga Policia e Kosovës 62 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shkak të pjesëmarrjes në organizimin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku kundërshtohej nënshkrimi i marrëveshjes për privatizimin e Kompanisë Publike të Kosovës për Distribucionin për Furnizim me Energji Elektrike. Mes aktivistëve të ndaluar nga policia ka qenë edhe Boiken Abazi. Për këtë rast, aktivistët janë gjobitur me 450 Euro, dhe gjoba është paguar.

5. Rasti i pestë lidhet me organizimin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, Kosovë, për të kundërshtuar koncesionet e Kosovës ndaj Serbisë në dialogun Kosovë – Serbi. Të paktën 33 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ndaluar nga Policia e Kosovës në këtë organizim, mes tyre edhe Boiken Abazi. U mbajt në paraburgim rreth 48 orë në Kosovë, më tej u lirua dhe nuk është njoftuar më zyrtarisht për ecurinë e këtij rasti nga autoritetet e Republikës së Kosovës. Për këtë rast Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër Policisë së Kosovës, për keqtrajtimin e qytetarëve gjatë organizimit politik dhe brenda komisariateve të policisë.

6. Rasti i gjashtë, lidhet me datën 12 tetor 2015, rreth orës 21:05, në afërsi të Prishtinës ku është ndalur vetura e markës “Passat” me targa 01-917-HG. Në këtë veturë gjendej Albin Kurti, deputet i Kuvendit të Kosovës, Boiken Abazi, Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë, Veton Dragusha, aktivist dhe Glauk Konjufca, deputet i Kuvendit të Kosovës. Atë natë (12 tetor 2015) ata janë ndalur nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në afërsi të Prishtinës, të cilët i kanë nxjerrë në mënyrë të dhunshme nga automjeti, i kanë vendosur në pranga, dhe më tej, në pranga, i kanë shoqëruar për në komisariat në mënyrë të kundërligjshme, në formë rrëmbimi, pa urdhër arrest të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. U mbajt në paraburgim rreth 3 orë në Prishtinë. Më tej u lirua dhe nuk u njoftua më zyrtarisht për ecurinë e këtij rasti nga autoritetet e Republikës së Kosovës. Për këtë rast deputeti Albin Kurti ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër Policisë së Kosovës, për keqtrajtimin e personave të ndaluar atë ditë.

7. Rasti i shtatë lidhet me organizimin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në kundërshtim të deklaratave të ministrit serb Aleksandar Jabllanoviç, që i pati cilësuar si “egërsira” familjarët e personave të zhdukur në Gjakovë. Organizimi u zhvillua para selisë së Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, në komunën e Fushë Kosovës, dhe u kërkuar shkarkimi i ministrit Jabllanoviç. Në këtë organizim politik Policia ndali 19 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE mes tyre edhe Boiken Abazin. U mbajt në paraburgim rreth 5 orë në komunën e Fushë Kosovës. Më tej u lirua dhe nuk u njoftua më zyrtarisht për ecurinë e këtij rasti nga autoritetet e Republikës së Kosovës.

8. Rasti i tetë, krejtësisht i motivuar politikisht nga organet e kapura të shtetit të Kosovës, çoi në dëbimin e Boiken Abazit me forcë nga Kosova, masë e aktivizuar më 16 mars 2016, ku shkruhet se ishte i ngarkuar me 5 vepra penale nga autoritetet e Kosovës. Mirëpo, po të ishte në hetim për 5 vepra penale, atëherë do duheshin çuar në hetim për vepër penale zyrtarët që e kanë dëbuar nga Kosova. Po të ishte në hetim për vepra penale, atëherë do duhej ta çonin në gjykatë, e jo ta dëbonin nga Kosova. Fakti që dëshmon se nuk ka qenë i ngarkuar me vepra penale dhe se kjo masë ka qenë krejtësisht e motivuar politikisht, është deklarata zyrtare dhe publike e dhënë për mediat në datën 17 mars 2016 nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka deklaruar se “I njëjti (Boiken Abazi v.j.) është larguar se ka kundërvajtje, e jo vepër penale. Aty në njëfarë mënyrë është një gabim teknik i përvjedhur. Ndryshe, ai nuk ka vepër penale por vetëm kundërvajtje”. Marrë nga. Për më tepër, para këtij dëbimi nuk ka qenë kurrë i njoftuar as me shkrim dhe as me gojë nga Policia e Kosovës për pretendimet e ngritura ndaj tij në masën e dëbimit me forcë nga Kosova. Vetë zyrtari i autoriteteve të Kosovës që ka nënshkruar masën e dëbimit nuk ka vendosur as emrin e tij në dokumentin e masës të ndërmarrë, vetëm nënshkrimin, dhe identiteti i tij mbetet sot e kësaj dite i pavërtetuar. Kini parasysh që atë ditë, pasi u ndal nga 3 civilë që e kanë shoqëruar për në Polici, Boiken Abazi nuk është lejuar të kontaktojë me një avokat, e as me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë. Thjesht u dërgua me një makinë të Policisë së Kosovës në zonën neutrale mes kufirit Kosovë-Shqipëri në Morinë, pa i lajmëruar autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Ndalesa zgjati nga data 16 mars 2016 deri më 16 mars 2018 (2 vite ndalesë për hyrje në Kosovë). Pas datës 16 mars 2018, ka hyrë e ka dalë nga Republika e Kosovës pa asnjë problem, zyrtarisht dhe publikisht, dhe ka vazhduar i lirë aktivitetin politik publik me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Kosovë.

9. Rasti i nëntë, lidhet me pjesëmarrjen e Boiken Abazit në protestën paqësore të datës 17 maj 2020, ku kishte dalë bashkë me qytetarë të tjerë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar në Tiranë, Monument Kulture i cili u shemb nga autoritetet në shkelje të ligjit, dhe për këtë shkelje janë hapur raste gjyqësore ndaj autoriteteve të Republikës së Shqipërisë. U mbajt 72 orë në paraburgim dhe ndaj tij u vendos masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Më 25 janar 2021, edhe ky rast krejt i motivuar politikisht, u mbyll me vendim gjykate, dhe të gjitha akuzat ndaj tij u pushuan bashkë me shuarjen e masës së sigurisë.

10. Rasti i dhjetë: Boiken Abazi është ndalur nga Policia e Shtetit duke ecur në rrugë, në drejtim të protestës qytetare paqësore që po mbahej para Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në kundështim të marrëdhënieve jo reciproke mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe koncensioneve të Shqipërisë ndaj Greqisë, duke përfshirë çështjen e Detit Jon, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, etj. U shoqërua më tej, pa i dhënë asnjë shpjegim, tek komisariati nr. 4 në Tiranë, ku më pas u lirua brenda ditës.

Për më tepër, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë refuzuar të lëshojnë dëshmi penaliteti në rastin e Boiken Abazit, me argumentin se kjo dëshmi nuk lëshohet për shtetas të huaj që nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës, apo që nuk kanë lejen e qendrimit (rezidencën) në Kosovë. Të gjitha këto Boiken Abazi ua ka shpjeguar edhe zyrtarëve të KQZ-së në Tiranë, në takimin e mbajtur në KQZ në datën 2 mars 2021, dhe ka kërkuar prej tyre që të kërkojnë prej autoriteteve të Kosovës një përgjigje zyrtare me shkrim. Së paku në dy raste të ndryshme kjo kërkesë është shtruar nga ai ndaj autoriteteve të Kosovës, dhe është refuzuar, si në vijim:

Rasti 1:

28 janar 2021, Berat Ganiqi, Zyrtar Ligjor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë, në cilësinë e përfaqesuesit ligjor të Boiken Abazit, i autorizuar për të vepruar në emrin e tij pranë autoriteteve të Republikës së Kosovës, ka aplikuar në internet, për shkak të masave të ndërmarra nga shteti i Kosovës në lidhje me pandeminë Covid-19, në platformën “on-line” të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në adresën zyrtare: në seksionin “Kërkesa për Lëshimin e Çertifikatave” për të marrë një dëshmi penaliteti në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi të Republikës së Kosovës. Ai nuk ka marrë asnjë përgjigje me shkrim në lidhje me këtë kërkesë. Z.Ganiqi është paraqitur fizikisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë për këtë çështje në dy raste, në datën 2 dhe 3 shkurt 2021, dhe sërish i është refuzuar kërkesa me argumentin se dëshmi të tilla nuk lëshohen për rastin në fjalë nga që nuk është shtetas i Kosovës dhe nuk ka leje qëndrimi në Kosovë.

Rasti 2

Në datën 9 shkurt 2021, znj. Albulena Haxhiu, ish Ministre e Drejtesisë në Republikën e Kosovës, në cilësinë e anëtares së Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! është paraqitur fizikisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të marrë një vërtetim në lidhje me dëshminë e penalitetit, dhe autoritetet ia kanë refuzuar sërish kërkesën pa ia kthyer një përgjigje zyrtare me argumentin se dëshmi të tilla nuk lëshohen për rastin në fjalë nga që nuk është shtetas i Kosovës dhe nuk ka leje qëndrimi në Kosovë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?