Një udhëtim mbreslënës në mjediset e lagunës Kune Vain, ndanë së cilës gjendet bujtina Diella. Pasuria mjedisore e lagunës me 196 lloje shpendësh, me peshk, ngjala dhe me kafshë të egra.
Minimuzeu etnografik, ku zonja e bujtinës ka ekspozuar disa xhubleta, si perla të pasurisë së përbotëshme, marrë në mbrotje nga UNESCO.
Ndiqni reportazhin “Bujtina “Diella” në Kune Vain, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.
Diella Hoti Loshi, e zonja e bujtinës, tregon ngritjen e minimuzeut me foto dhe dokumenta nga vitet e para të bujtinës, deri tek pasuritë e UNESCOS, xhubletat e famshme të Malsisë së Madhe.
Ndue Loshi, i zoti i bujtinës “Diella” rrëfen vitet e vështira kur u ndërtua bujtina e familjes. Tre muaj jetesë në një fletë çadre fillimisht, mandej ngritja e bujtinës, pranë një burimi uji, ndërsa vendi ishte I mbushur me shkurre e ferra.
Komente
