Sociale
Reportazh

‘Veri-Jug’ në Çekin të Gramshit, një fshat mbi ‘supet’ e ish-uzinës mekanike të armëve

16 Shkurt, 14:27| Përditesimi: 16 Shkurt, 14:36

  • Share

Emisioni Veri-Jug në Report Tv sjell reportazhin “Në fshatin Çekin të Gramshit” një fshat mbi supet e ish-uzinës mekanike të armëve, 800 banorët e të cilit e mbajnë jetën me punë, kryesisht me bujqësi dhe me pak blegtori.

Endri Mema, përfaqësues i Bashkisë Gramsh dhe çifti Balliu, Burbuqja dhe Ndriçimi, janë personazhe të reportazhit që rrëfejnë të vërtetat e jetës në fshat.

Ndiqni reportazhin “Në fshatin Çekin të Gramshit”, realizuar nga gazetari Agfim Pipa. Çdo të dielë, premierë, ora 13:30.

Ora 14:34
‘Veri Jug’ në Çekin të Gramshit, blegtoria bazë e ekonomisë së familjes

 

Burbuqe Balliu, banore në fshatin Çekin të Gramshit, rrëfen punën si blegtore sëbashku me të shoqin, Ndriçimin që është edhe kryeplak i fshatit.  

Ora 14:33
‘Veri Jug’/ Çekini, fshati buzë lumit Devoll

 

Endri Mema, përfaqësues i Bashkisë Gramsh, flet për fshatin Çekin, një fshat me mbi 800 banorë që si bazë të ekonomisë së familjeve kanë bujqësinë, vreshtat me hardhi dhe me ullinj dhe blegtorinë.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?