Veri-Jug reportazh në Baldushk të Tiranës: Vreshtat e rrushit dhe koha e vjeljes

8 Shtator, 22:02| Përditesimi: 8 Shtator, 22:06

  • Share

Është koha e vjeljes së rrushit miq dhe Veri-Jug me gazetarin Agim Pipa  ka udhëtuar në jug të Tiranës, në Baldushk, aty ku hardhitë e rrushit dhe vera janë shijuar para mijëra vjetësh.

Hamdi Shabani, agronom i lartë dhe banor në fshatin Balshaban të Baldushkut, rrëfen historinë e vreshtës së tij, ku një bistak rrushi peshon deri në 1 kilogram.

‘Temperaturat e larta deri në 45 gradë në zonën e Baldushkut, kanë djegur një pjesë të madhe të rrushit në 14 fshatrat e zonës’, thotë Shabani.

Disa nga problemet në vreshtat e 14 fshatrave në Baldushk, mungesa e mbështetjes së bujqve dhe fermerëve nga ana e shtetit, fshatrat pa ujë të pijshëm dhe mungesa e hipotekës së tokave.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?