'Veri-Jug'/ Spërkatja e vreshtave në Baldushk

2 Qershor, 22:49| Përditesimi: 2 Qershor, 22:55

  • Share

Vreshtarët e Baldushkut janë drejt përfundimit të spërkatjes së hardhive të rrushit në mbi 60 hektarë të mbjella në 12 fshatra. Në krye të punëve - agronomët dhe specialistët e bujqësisë.

Kamera e emisioneve Veri Jug është ngjitur në vreshtat e fshatit Mumajes I sipërm dhe ka ndjekur operacionin e spërkatjes me gurë kali dhe gëlqere, si mënyra më e mirë për shpëtimin e hardhive nga sëmundja e vrugut.

Ndiqni reportazhin “Spërkatja e vreshtave në Baldushk” nën moderimin e gazetarit Agim Pipa. Të djelën, premierë, ora 13.30
 

Ora 22:53
'Veri-Jug', spërkatja me gur kali, më e mira

 

Fjala e agronomëve në Baldushk: “Është koha tani për të marë masa për shmangien e vrugut në vreshtat me rrush, nëpërmjet spërkatjes me gur kali dhe gëlqere, një metodë kjo tradicionale dhe më e mira.”

Viti 2024 - me pritshmëri të lartë në prodhimin e rrushit.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?