Ju ftojmë të shkojmë në Zall Herr miq, një fshat i madh në veri të Tiranës. Atje ku bujqit dhe fermerët e vegjël i janë përkushtuar shërbimeve të vreshtave të rrushit dhe punëve të tjera në stinën e nxehtë të verës.
Personazh të reportazhit janë agronomi 73 vjeçar Brahim Rrasa dhe fermeri i vogël në vreshtari Ibrahim Grifsha që zotëron 15 dynym vreshta në fshatin Kallmet.
Rrushi në vreshta, kryesisht shesh i zi, shesh i bardhë dhe tajgë. Ndiqni reportazhin Zall Herri me vreshta rrushi, të dielën, premierë ora 13 e 30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Komento
Komente
