Nga përmbytjet gjatë natës në Emiglia Romagna

Veriu i Italisë nën pushtetin e përmbytjeve, shi i rrëmbyeshëm, qytete nën ujë dhe qindra të evakuuar në Bolonja

19 Shtator, 07:56| Përditesimi: 19 Shtator, 08:05

  • Share

Bolonja- Prej ditësh Italia është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike, ku nuk munguan jo vetëm dëbora e parë në muajin shtator, por edhe tornado, ciklone dhe stuhi shiu të shoqëruara me përmbytje masive, kryesisht në rajonin e veriut, me rrymën gati apokaliptike që ka përfshirë të gjithë Europën.

Shumë banorë të evakuar deri tani në disa rajone të vendit fqinj, teksa qytete, rrugë dhe banesa janë zhytur nën ujë, duke shkaktuar miliona euro dëme. Përkeqësimi nisi dje dhe sot (19 Shtator) u raportuan dëme konkretë nga situata.

Mbi një mijë të evakuuar në Emilia-Romagna. Faenza u përmbyt, lumenjtë Marzeno dhe Lamone u tejmbushën, raporton “La Repubblica”. Situatë kritike në luginën Lamone, kurse në Bolonjë u dha alarmi për përkeqësim.

Pasojat e përmbytjeve në Emilia-Romagna

Lumi Senio është vërshuar në Castel Bolognese (Ravena) dhe uji po arrin në qendër të qytetit, dhe në të gjithë rajonin Emilia-Romagna. Shkollat ​​u mbyllën në pjesën më të madhe të pjesës qendrore-lindore të rajonit.

Në Budrio (Bolonjë) “argjinatura e përroit Idice ka pësuar një thyerje në pjesën e poshtme të rrjedhës në krahasim me thyerjen e Majit 2023, teksa autoritetet tremben edhe për ndonjë katastrofë. Ura Vigorso-Via Rabuina është e mbyllur për trafik. Aktualisht ka dhe mungesë energjie në Mezzolara, menaxheri.

Shumë rrugë tashmë notojnë në ujë dhe janë të mbyllura nga autoritetet policore dhe lokale.

Përmbytjet në veriun e Italisë

Në orën 7 të mëngjesit, Bashkia e Lugos informon se “përmbytja e lumit Senio po shkakton hyrjen e ujit në katet e para dhe këshillohen banorët që të ngjiten në katet e sipërme të banesave” për emergjencat.

Vetëm 24 orët e fundit raportohet se në Emilia Romagna ra mbi 220 mm shi.

Grupet operacionale të emergjencave në aksion

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?