Që prej 17 shkurtit të vitit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, veriu i vendit ka qenë përpjekje e vazhdueshme për kontroll nga autoritetet e Republikës së Kosovës për të shtrirë sovranitetin në atë pjesë. Megjithatë, pas çdo intervenimi kishte rezistencë të vazhdueshme nga serbët, të cilët vendosnin barrikada në rrugët e veriut. Në vazhdimësi, intestifikimeve të Kosovës për të vënë kontroll në atë pjesë, serbët u përgjigjeshin me barrikadime të rrugëve kufitare dhe jo vetëm.
Gjerësisht, kjo është historia e barrikadave në veri:
Shkurt 2008
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, pa dyshim që i kishte frustruar serbët në veri të Kosovës, të cilët dy ditë më pas, më 19 shkurt, një grumbull prej tyre i kishin vënë flakën objekteve të vendosura në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjkë dhe duke vendosur edhe barrikada që lidhnin veriun me pjesën tjetër të territorit të Kosovës. Revolta e serbëve kishte vazhduar disa muaj, gjerësa Kosova kërkonte ndihmën e UNMIK-ut për të vendosur rend në atë pjesë.
Madje, gjatë një përleshje mes protestuesve serbë dhe forcave ndërkombëtare, kishte mbetur i vdekur një polic ukrainas i UNMIK-ut. Nga kjo situatë, Kosova nuk arrite të implementoj kontroll në këto pika kufitare, teksa veriu shëndrrohej në një arenë të lirë për kontrabandë dhe trafikim.
Korrik 2011
Si përpjekje për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kishte urdhëruar Njësitet Speciale të Policisë për një aksion në veri të vendit. Si revoltë ndaj këtij aksioni, disa protestues serbë kishin bllokuar rrugën duke vënë barrikada në 16 lokacione në veri dhe duke i djegur pikat kufitare.
Gjatë këtij aksioni policor, kishte mbetur i vrarë efektivi i forcave spesiale, Enver Zymberi, i cili u qëllua në pjesën ballore të kokës pas një luftimi të njësisë speciale serbët civil të armatosur në atë pjesë. Barrikadat e vendosur nga serbët kishin qëndruar seri në qershor të vitit 2012, derisa KFOR-i kishte nisur disa opreacione për heqjen e tyre. Edhe ky aksion i KFOR-it, kishte hasur në rezistencë nga grupe serbe në veri të cilët protestuan dhe u përleshën me KFOR-in. Si pasojë, tre qytetarë serbë dhe një ushtar i KFOR-it kishin mbetur të plagosur.
Pas këtyre zhvillimeve, Kosova kishte marrur pjesërisht kontrollin mbi pikat doganore, me kushtin që punonjësit në dogana të ishin pjesë e misioneve ndërkombëtare dhe jo shtetas shqiptarë. Situata ishte keqësuar edhe më tej, kur në shtator të 2013, në Zveçan vritet një doganier lituanez i EULEX-it, i cili ishte ekzektuar teska pi shkonte në vendin e punës në Jarinjë.
Qershor – 2014
Ura kryesore mbi lumin Ibër që ndanë pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës, është edhe simbolika më e qartë e ndarjes dhe dy realiteteve të ndryshme në atë pjesë të vendit. Që nga viti 1999, kur Kosova ishte çliruar me luftë nga okupimi serb, kjo urë kishte vazhduar të ishte e bllokuar nga ana veriore. Barrikada me zhavor e gurë mbi urën kryesore u vendos në korrik të vitit 2011, në shenjë kundërshtimi ndaj ndërhyrjes së forcave të posaçme të policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri. Në vitin 2014, pas largimit të barrikadës me rërë dhe gurë, autoritetet lokale në veri kishin ndërtuar të ashtuquajturin “Parku i Paqes” e cila ishte një barrikadë me vazo betoni.
Fillimi i largimit të kësaj barrikade nisi më 18 qershor të vitit 2014. Në vend të zhavorrit dhe gurit qytetarët serb vendosën vazo të betonit dhe mbjellën pisha duke emërtuar këtë barrikadë si “Parku i Paqes”. Mirëpo, as kjo formë e bllokimit të rrugës nuk zgjati.
Gusht – 2016
Marrëveshja për heqjen e “Parkut të paqes” dhe për rifunksionalizimin e urës ishte arritur në vitin 2015 në Bruksel, mirëpo, punimet deri në largimin e barrikadave ishin vonuar me situatën në teren që ishte nën tension. Përgjatë punimeve për rivitalizimin e urës kryesore mbi Ibër, autoritetet lokale të veriut të Mitrovicës kishin ndërtuar një mur rreth një metër i gjatë, i cili përfundimisht ishte larguar në vitin 2017.
Tensionet kulmuan në mars të 2018, kur Kosova porsa kishte shënuar 10 vjetorin e saj si e pavarur. Ato ditë, kreu të ashtuquajturës zyra e Kosovës në Qeverinsë serbe, Marko Gjuriç sfidoi vendimin e Kosovës dhe hyri ilegalisht në veri të vendit, ku më pas njësiti special ROSU e kishte arrestuar dhe më pas dëbuar në Serbi.
Shtator 2021
Nën drejtimin e Albin Kurtit si kryeministës, në shtator të vitit 2021, Qeveria kishte vendosur masë reciprociteti për targat e makinave nga Serbia. Ky venim kishte revoltuar përsëri serbët në veri të cilët kishin bllokuar përmes kamionëve rrugët që shpien në pikëkalimet kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak. Për të ardhur deri tek një moment zhbllokues, Kosova dhe Serbia kishin rënë dakord për vendosjen e stikerave ngjitës në veturat që kalojnë në pjesët e njëra-tjetrës.
Korrik 2022
Në korrik të vitit 2022, sërish ishin targat shkaku i barrikadimeve serbe. Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të ndaloj lëvizjen e makinave me targa të paligjshme serbe dhe për të lëshuar shtetasve serbë dokumete të pasaçshme për vajtje-ardhje. Por, disa sebë lolak në veri kishin ngritur barrikada më 21 korrik në rrugët që dërgojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.
Barrikadat u larguan një sitë më vonë, kur edhe ishte shtyer vendimi i Qeverisë për datën 1 shtator të këtij viti. Mirëpo, me ndërmjetësimin e Brukselit, më pas çështje e tragave kishte marrur një epilog tjetër me anë të një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Dhjetor 2022
Veriu vazhdon të jetë nën barrikada në fundin e vitit 2022. Pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq nga autoritetet e kosovare, i cili dyshohet se organzoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor në veri, më 10 dhjetor, serbët lokalë përsëri kanë ngritur barrikada përmes disa kamionëve në rrugët që qojnë në pikat kufitare në veri.
Derisa barrikadat vazhdojnë të bllokojnë rrugët e Kosovës, Serbia vazhdon të ‘shqyrtojë’ vendimin për t’i kthyer 1000 trupa të armatosura në Kosovë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara (OKB). Megjithatë kjo ëshë konsideruar e papranueshme edhe nga palët ndërkombëtare, të cilët kanë dënuar sulmet ndaj autoriteteve policore të EULEX-it dhe kanë bërë thirrje të largohen menjëherë bllokadat serbe në pikat kufitare./Halim Kafexholli, Nacionale