Veriu i Shqipërisë ‘njollë’ e zezë për aksidentet me vdekje, eksperti: Mungon kultura e drejtimit të mjetit! Qytetarët të ndërgjegjësohen

17 Nëntor 2023, 12:46| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 13:20

  • Share

Gëzim Hoxha, ekspert rrugor në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv thotë se në Shqipëri mungon kultura e drejtimit të mjetit. Eksperti thotë se është domosdoshmëri që të edukohet qytetarët për rregullat e qarkullimit rrugor. Duke u ndalur te aksi Lezhë-Milot, eksperti tha se nuk rruga nuk është e përkryer, por nënvizoi se është domosdoshëmri vendosja e sinjalistikës rrugore.

‘Në Shqipëri mungon kultura e drejtimit të mjetit. Duhet edukimi që në familje për rregullat e qarkullimit rrugor. Nuk ka shofer të mirë dhe te keq ka shofer të kujdesshëm dhe të pakujdesshme. Një fraksion eskontë dhe makina fluturon në ajër. Nuk them se rruga është e përkryer, ka nevojë të përmirësohet. Por problem është se duhet të shohim edukimin e thelbin njeri. Pasi në atë rrugë ka shoferë që qarkullojnë prej 50 vitesh dhe nuk janë vrarë.

Duhet të zhduken pikat e zeza. Ne e dimë që është një pikë e zeze dhe nuk hedh njeri një lopatë dhe jo të bëjë më shumë. Ka shumë kthesa të menjëhershme, disa rrugë ne i kemi trashëguar nga sistemi i kaluar. Është domosdoshmëri vendosja e sinjalistikës rrugore dhe evidentimi i njollave të zeza. Duhet të zbatohen të gjithë rregullat e Kodit Rrugor. Njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm.’- tha Hoxha.

Veriu i Shqipërisë rezulton zona ku ka më shumë aksidente me pasojë vdekjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndër të parat në Europë, sipas raportit më të fundit të Eurostat. Në vitin 2021 u shënuan në veri 94 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milionë banorë, nga 51 në qendër dhe 73 në jug të vendit.

Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzay: 17/11/2023 16:45

    Zoterija Ka shume te drejte, un jetoj ne Rome i cila asht qyteti me trafikun ma te ngarkuar ne gjithe Italine, dhe eci me makine pa' probleme, ne shqiperi kam frike me ec me makine , dhe per mete nuk vij kurre me makine atje. Atje ne shqiperi ( Jo te gjithe) kujtojne se makina asht loder, kujtojne se Jan tu EC ne oborrin e shtepis se tyre, bile edhe rruga asht e tyre. Skandal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?