Verona është ndalesa e parë e Juventusit për këtë sezon në Seria A. ‘Zonja e vjetër’ për javën e 4 barazoi 1-1 në transfertë edhe pse kaloi e para në avantazh. Ishte Conceicao ai që i dha avantazhin që në minutën e 19, por epërsia zgjati deri në fundin e pjesës së parë.
Një prekje e topit me dorë nga Joao Mario u konsiderua penallti nga arbitri. Nga 11 metrat Urban u tregua i saktë duke baraspeshuar rezultatin, që mbeti i pandryshuar deri në fund. Kjo pavarësisht se në minutën e 83 Edon Zhegrova mori minutat e para në Seria A si zëvendësues.
Edhe pse 3 ndeshjet e mëparshme i kishte fituar, Juventus u ndal edhe në mesjavë në Champions League. Ekipi i Tudor mori një barazim të çmendur 4-4 kundër Borusia Dortmund.
Komente

gobbat pa ndihme nuk fitojne....HAJDUTET E ITALISE
Përgjigju