Një agoni që zgjat ditë me rradhë. Një burgim autentik.
Për dy javë një punëtore polake, në Verona, në Itali, u burgos me forcë brenda një arke plastike me mollë, e poshtëruar, ngacmuar dhe torturuar.
Kur vajza polake u lirua nga ‘burgu’, tha se dy "rrëmbyesit" e saj i thanë "Qaj edhe ankohu. Askush nuk të dëgjon këtu, dhe nëse vdes, ne të hedhim në liqen".
Dy të akuzuarit, njëri, 54-vjeç nga Tiroli i jugut dhe tjetri, 33 vjeç polak u dënuan me nga 2.9 vite burg
Viktima 45-vjeçare që punonte për njërin nga të akuzuarit, mbeti e mbyllur për dy javë në një kosh plastik të gjelbër, me pak se një meter i gjerë dhe 80 cm i lartë, e braktisur në një rimorkio në fund të rreshtave të mollëve.
Vajza arriti të mbijetonte fal disa kokrave mollë në fund të ‘qelisë’ së saj dhe një gjysme shishe uji harruar brenda.
Sikur të mos ishte ndërhyrja e rastësishme e disa kopshtarëve, të cilët punojnë përgjatë autostradës Brescia-Padova, mbase kjo histori me konturet surrealiste, mund të ishte shndërruar në tragjedi të dhunës gjinore.
Komente
