Sport

Vërshëllima ndaj himnit francez, UEFA gjobë të majme FSHF-së! 90 ditë afat për ta paguar

16 Dhjetor 2019, 20:18| Përditesimi: 16 Dhjetor 2019, 20:48

  • Share

TIRANË- Ndeshja Shqipëri-Francë, përuruese e stadiumit të ri kombëtar 'Air Albania' do të mbahet mend gjatë nga FSHFA-ja.

Kjo jo vetëm për shkak të impaktit të mirë që pati ky takim i vlefshëm për Euro 2020, por edhe sepse për Federatën është përkthyer në një gjobë të majme. UEFA ka dënuar Shqipërinë me një gjobë prej 23.250 euro.

Në vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinë sqarohet se Federata është gjobitur me 5 mijë euro për vërshëllimin e tifozëve kuqezi ndaj himnit francez, 3250 euro për hedhjen e objekteve në fushën e lojës dhe 15 mijë euro, kanë ardhur si pasojë e mbylljes së daljeve të “Air Albania Stadium”. Federatës i është lënë afat 90 ditë për të paguar gjobën.

Vërshëllimi i himnit francez erdhi si hakmarrje për atë që ndodhi më 7 shtator në "Stade de France" të Parisit, ku himni shqiptar u ngatërrua me atë të Andorrës. Për këtë, UEFA dënoi Federatën Franceze të Futbollit me 20 mijë euro gjobë.

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Piku: 17/12/2019 10:06

    Po normal qe duhet te denohemi me shume, se ngaterresa (e himnit) pa dashje nuk barazohet me gabimet trashanike (hedhje objektesh, mbyllje portash) me dashje qe tregon mungese qyteterimi

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/12/2019 21:12

    Bajga Uefa hajdutja më e madhe. 23 mijë euro në xhep pa prodhuar e shitur asgje. 23 mijë euro të pastra në xhepat e hajduterise.

    Përgjigju
    • Ehhh: 17/12/2019 08:17

      Po ca pret, ata na ngaterruan himnin dhe ata i denuam me duket vetem 10 mije euro. Po keshtu eshte kur ke nje federate leshi

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?