Bota

Vërshime akuzash të Ukrainës për spiunazh ndaj Rusisë: Përgjegjës për 5000 sulme kibernetike

7 Nëntor 2021, 01:45| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 01:49

  • Share

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë theksohen sërish pas akuzave të reja të Ukrainës kundrejtë Rusisë lidhur me rrjetin e spiunazhit prej 5 hackera-sh që sipas tyre kanë qenë të inflitruar që prej vitit 2014.

Shërbimi i sugurisë i Ukrainës tha të premten se grupi i hackerave i njihur si “Armagedon” ishte përgjgjës i rreth 5000 sulmeve kibernetike.  Ukraina e akuzon Rusinë për spiunazh si dhe për tentativë përmbysjeje të shtetit. Shërbimi vijoi se kishte përgjuar dhe regjistruar bisedat e dy anëtarëve të grupit që pretendon se janë agjentë të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë, pasardhësi kryesor i KGB-së sovjetike, që punonin në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Pesë hakerët e dyshuar u akuzuan në mungesë. Nuk kishte detaje mbi shkallën e dëmit që mund të ketë shkaktuar ndonjë nga sulmet e grupit.

Nuk është hera e parë që Rusia merr akuza për spiunazh përpos “zakoneve” të njohura historikisht, së fundmi Rusia u akuzua nga BE për ndërhyrje të agjentëve rus gjatë zgjedhjeve elektorale vendore gjermane. Një rast tjetër rishtazi i akuzave të Rusisë për spiunazh ka ardhur edhe nga NATO ku si rezolutë përgjysmoi numrin e trupit diplomatik përfaqësues në NATO.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?