Max Verstappen

Verstappen: E dija që do kalonim Leclerc, më pëlqen strategjia e Red Bull-it

4 Korrik 2023, 16:31
  • Share

Red Bull fitoi garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1, me Max Verstappen që doli i pari. 25-vjeçcari koleksionoi fitoren e shtatë nga nëntë garat e zhvilluara deri më tani në këtë sezon, si dhe siguroi triumfin e 42-të në botën e Formula 1 duke kaluar Ayrton Sennas.

Holandezi i RedBull-it konfirmohet çdo garë që kalon teksa duket i pakapshëm në rrugën drejt titullit të tretë botëror.

"Nuk dua të mendoj në këtë moment për rekordet, është e vërtetë se kalova një si Ayrton Senna, por unë jam i përqëndruar vetëm te kampionati. Po shijoj momentin, po shijoj këtë makinë të shkëlqyer si dhe po shijoj të punuarit me këtë skuadër. Jam shumë i lumtur për përformancën në Austri dhe tashmë fokusi do të kalojë tek gara e radhës në Silverstone", tha fillimisht belgo-holandezi.

Më pas Verstappen foli edhe për strategjinë e Red Bullit, që në fund rezultoi fituese.

"Në garën e fundit në Austri ishte e rëndësishme që të qëndronim para Leclerc në xhiron e parë dhe më pas gjithçka u bë më e lehtë. Nuk u futëm në pit-stop gjatë momentit që u fut virtualisht makina e sigurisë dhe na doli mirë, e dija se do t’ia dilnim dhe do ta arrinim sërish dyshen e Ferrarit. Ne ndoqëm planin tonë dhe në fund dolëm me kokën lart”, tregoi Verstappen.

Si Verstappen dhe Sergio Perez të Red Bull janë në krye të kampionatit dhe duket se do jenë triumfues në fundin e sezonit në Formula 1, me holandezin që është rrugës drejt titullit të tretë botëror.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?