Verstappen duke udhëhequr garën

Verstappen i frikshëm në Belgjikë, fiton edhe me 5 vende penalitet! Për Ferrar-in vetëm vendi i 3

30 Korrik 2023, 17:00| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 17:02

  • Share

Max Verstappen ka fituar Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, duke zhvilluar një garë brilante. Holandezi preu i pari vijën e finishit edhe pse mori penalitet me pesë vende, ndërsa menjëherë pas tij u rendit shoku i skuadrës te Red Bull Sergio Perez.

Podiumi u plotësua me pilotin e Ferrarit, Charls LeClerc i cili u nis nga vendi i parë, por nuk shkoi më shumë se fundi i podiumit. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shokun e tij të skuadrës, Carlos Sainz, që u detyrua të tërhiqej nga gara. Më ketë fitore Verstappen shkon shumë pranë titullit të tretë kampion rradhazi në Formula 1.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?