Kampioni i botës në fuqi, Max Verstappen, ka fituar garën e dytë të sezonit të ri në Formula 1 të zhvilluar në Abu Dabi. Holandezi i skuderisë Red Bull, por edhe piloti i Ferrarit Charls LeClerk zhvilluan një garë për t’u mbajtur mend, ndërsa fituesi u vendos vetëm katër xhiro nga fundi me Verstappen që parakaloi francezin e ‘kokuqes’.
Në podium u ngjit edhe piloti tjetër i Ferrarit Carlos Sainz, i cili gjithsesi edhe mund ta humbasë atë pasi është nën hetim. Ndërkohë një garë për t’u harruar ishte për Leëis Hamilton, pilotin 6 herë kampion bote të Mercedes, i cili u rendit në vendin e 10.
Në intervistat pas Çmimit të Madh të Abu Dabit fituesi Versttapen u shpreh se ‘nuk ishte e lehtë që parakalonte LeClerc, pasi piloti i Ferrarit u përpoq të bënte disa truke në kthesën e fundit’.
Pas dy garave të para Leclerc i Ferrarit udhëheq kampionatin botëror me 45 pikë, ndërsa pas tij vjen piloti tjetër i kokuqes Carlos Sainz. Vendi i tretë shkon për Versttapen, i cili pas garës së parë që nuk e përfundoi dot, tregon se këtë sezon do jetë piloti për t’u mundur.