3 të mitur, 14 dhe 15-vjeçarë, akuzohen nga policia se kanë kryer 8 vjedhje në Tiranë. Ata do të procedohen penalisht në gjendje të lirë
F. M, 14 vjeç, E. B, 14 vjeç dhe D. M, 15 vjeç gjatë muajve të fundit, kryesisht gjatë natës, kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës. Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se ata janë autorë të 8 ngjarjeve:
*Më datë 06.01.2022, në rrugën "Todi Shkurti", dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në biznesin e shtetasit Q. I.;
*Më datë 05.02.2022, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte në biznesin e shtetases E. K.;
*Më datë 08.02.2022, në rrugën "Jorgjia Truja", dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit E. Gj.;
*Më datë 18.02.2022, në rrugën "Luigj Gurakuqi", dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L.;
*Më datë 28.04.2022, në bulevardin "Bajram Curri", dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit B. D.;
*Po më datë 28.04.2022, në rrugën "Ali Demi", dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë e shtetasit Xh. H.;
*Më datë 04.05.2022, në rrugën "Asim Zeneli", dyshohet se kanë vjedhur disa dokumente dhe një shumë parash, në një farmaci;
*Më datë 06.05.2022, në rrugën "Arben Broci", dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit E. Gj.