‘Veshët e vulosur të policisë/ Shfrytëzimi i gjimnazistes nga roja i shkollës tregohej prej një viti si ‘hit’ nëpër gojët e lagjes’

1 Qershor 2020, 07:55| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 07:59

  • Share

Javët e fundit prindërit e 15 vjeçares të abuzuar seksualisht e kaluan duke fshirë nëpër muret e lagjes emrin e saj. E gjithë lagjja ku emri katërgërmësh i fëmijës ka zënë muret e shtyllat, e dinte se kush shkruante dhe përse. Të gjithë e dinin, përveç policisë dhe familjes.

Shfrytëzimi i gjimnazistes tregohej prej një viti si një ‘hit’ nëpër gojët e lagjes dhe të shkollës, mes banoresh e fqinjësh, ku disa e përshkruanin si “fëmija i përhedhur”. Ndërsa të tjerë e përshkruanin 65 vjeçarin si monstra që u tregonte fotografitë dhe videot e të miturës duke u mburrur ” shikojeni këtë”.

Por ky informacion nuk kishte mbërritur në veshët e vulosur të policisë. Në veshët e askujt, as të agjenteve të krimeve, as të patrullave që pinë birra në lokalin përballë shkollës dhe nuk shikonin të afishuar ngado emrin e S, apo të shikonin se si një vajze kalohej dorë me dorë dhe si një i moshuar ndërkohe tregonte videon në serviset e makinave të lagjes, në birrari, dhe tek të tjerë aty që pastaj ktheheshin në shtëpi dhe ruanin fëmijët e tyre duke patur parasysh se një tragjedi po luhej me fëmijën e komshiut.

Edhe mësuesit e shkollës në lagjen në periferi të Tiranes nuk dinin gjë. As psikologet nuk dinin gjë, ndonëse profili i rojës ishte aq i diskutueshëm sa ai u përzu prej aty. As oficeret e sigurisë që paguhen nga Ministria e Arsimit. Roja i shkollës njihet në lagje për profilin e tij të diskutueshëm. Por ai u hoq nga puna jo për këtë gjë, por pasi ishte punësuar aty se bashku me gruan dhe djalin.

Emri i S. dhe sharjet për të ndërkohe të vrasin sytë , në hyrje të shtëpisë se saj në të dy krahët, në muret e shkollës, në muret e lagjes. Prej një viti është shkruar emri i vajzës dhe në anglisht ‘mirëserdhe në ferr’. Prindërit nuk ia dolën ta mbulonin me gëlqere emrin e fëmijës së tyre që përdhunshëm u shkarravitej prej muajsh, por vetëm ata s'po dinin se përse emri i të miturës po vulosej si ‘A” e turpit të shoqërisë sonë.

Këtë të diele ia kushtova S. Një banore më thotë duke tundur kokën se fëmija doli duarsh për faj të prindërve që nuk e kontrollonin. ‘E dinim të gjithë këte gj",- thotë një tjetër. Videot e vajzës qarkullonin ngado. I moshuari doli mendsh kur prindërit e mbyllen fëmijën në shtëpi dhe ajo nuk po dilte më”.

Pasi ata denoncuan, dhe katër banorë të lagjes u arrestuan, mes tyre adoleshente dhe ish roja, prindërit janë ngujuar brenda në shtëpi. Poshtë pallatit të tyre qëndron një grup të rinjsh, me në krye djalin e të akuzuarit si përdhunues.

Skandal. Presion fare i hapur. Ndonëse janë të afërmit e këtij 65 vjeçari që e përzunë nga familja disa muaj më parë, për të kundërshtuar sjelljen e tij. Skandal i paprecedente mungesa totale e informacionit të shkollës, policisë, a kujtdo tjetër që paguhet dhe ka për detyre të mbroje e të ruajë fëmijët dhe nxënësit në shkolla.

Një skandal i tillë nuk kishte nevoje të zbulohej nga kallëzimi i dy prindërve që për shkaqe të ndryshme iu drejtuan policisë , atëherë kur emri i fëmijës se tyre, dhe video e fëmijës së tyre po postohej ngado. Një skandal i tille ishte zbuluar prej një viti nga banorët e lagjes në periferi të Tiranës, kur shikonin fëmijën duke u ngjitur në një shtëpi që i përkiste dikujt që jeton në Greqi , kur e shikonin t'u nënshtrohej edhe të rinjve të tjerë aty. Diçka po ndodhte, por që policia ta merrte vesh duhet së pari që qytetarët ta besojnë.

Skandal i paprecedente që pavarësisht zërave në lagje, asnjë nga përfaqësuesit e shkollës nuk e referoi çështjen në polici. Skandal i paprecedente që i afërmi i një abuzuesi vazhdon të qëndrojë poshtë shtëpisë së dy prindërve që tashme janë të rrezikuar dhe kanë frike të dalin, pasi katër të dyshuar në lagje janë arrestuar për abuzim seksual.

Skandal që disa ore pas shpërthimit të kësaj bombe , veç versionit të policisë nuk ka asnjë deklarate nga bukuroshja e Ministrisë së Arsimit, ku i ka psikologet e shkollës, ku është stafi pedagogjik i kësaj shkolle?
Skandal që familja është braktisur dhe ka mbetur pa mbrojtje.
Ata janë të kërcënuar. I pashë sot dhe e dëshmoj këtë gjë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/06/2020 02:27

    Shoqeria shqipetare po shfaqet me te gjitha ngjyrat e saj: anadollake=fajin e ka gjithmone femra qe emerojne shpejt si te harbuara,burrat mbahen si <<engjej>>;indiferente=sa kohe s'me ndodh mua,bota le te digjet;te pa pergjegjshem=edhe vrasje sikur te bejme,fajin na e kane te tjeret,ne jemi me te miret ne bote;nuk respektojme viktimat,femijet nuk happen te prinderit kur kane probleme;neperkembim e pergojojne viktimat e familjet;jemi te pameshirshem.

    Përgjigju
  • Kastro: 01/06/2020 22:39

    Kurajo atije femije qe ka ngel peng e nje shoqerie ku injoranca lulezon the tradita e moralit shqipetar eshte turbulluar nga internet. Po ketu duhet te burgoset nga drejtuesit e shkolles, Policia dhe sherbimet inteligjente rajonale. Kulmi injorances me pilici dhe shtet qe nuk di te lexoje as parrulla. Pika e moralit qe sju bie atyre qe nuk jane te afte te rrisin apo te jen prane femijeve. Turp e faqja e zeze morra.

    Përgjigju
  • Mirela: 01/06/2020 21:29

    Ky eshte nje rast ekstrem.. Se ka te bej me nje te mitur..qe ka kohen per tu rritur e shko e I ben kto gjera atij shpirti te pafajshem... Jo kjo eshte jasht cdo llogjike kemi te bejm me nje jete qe nuk e lejn te rritet... Eshte brenda cdo lloj etikete e njerzimit.. Jo ne shqiperi po sikur edhe ne nje vend tjeter ku nuk eksistojn standartet e umanizmit eshte e pa lejueshme.. Kemi te bejm jo me njerez po. me te semur... Vajza e prinderit e besoj se jam prind vet se po jetojn nje traum te mhi permasave njerzore... Ju lutem te ndihmohet Vajza.. Familiaret e saj e per ato perbindesha te ngelen perjet ne burg jo vetem po edhe te gjith ato qe e perndjekin.. E te pastrohet shoqeria nga ato qe bejn keq e ato qe flasin keq... Te pastrohet nga plehrat mos Jen ato qe njollosin figuren e nje te miture po populli e njerzit e mire qe ti japin nje shans ksaj shoqerie ne gjendje depresioni.

    Përgjigju
  • Zogu: 01/06/2020 17:06

    Nje rrufe ne koke atyre qe e dinin dhe s'i dolen krah ketij femije. Dhe atyre qe shikonin dhe shperndanin videot e saj t'u thahet ai sendi dhe t'u bjere ne toke. T'i shakterrosh jeten nje femije se t'u ngreh ty more kafshe. Mos gjetsh rehat as ne kete dynja as matane!

    Përgjigju
  • dmx: 01/06/2020 14:37

    cfare tmerri, cfare drame e tmerrshme.. nuk meritojme te ekzistojme me si popull po nuk reaguam.. si ka mundesi askush ska dale te flase me policine, asnje burre spask pas gjithe ajo lagje? asnje prind/???? ...

    Përgjigju
  • Niks: 01/06/2020 13:18

    O popull barbar, nuk zgjidhet puna me bra babai I saj te tjeret, Jo Po te rritet edhe me babe ne burg.

    Përgjigju
  • ToniCH: 01/06/2020 11:10

    Gjynaf qe s‘ju fshiu nga faqja e rruzullit as termeti e as korona se jeni popull pis!!! Popull moster!!! Sidomos gjenerata e rojes.....

    Përgjigju
    • Odeta Vincent: 01/06/2020 21:39

      Kush qeke ti qe na shake ne si popull?

  • skandali: 01/06/2020 10:29

    E tmerrshme! Ne cfare vendi jetojme...

    Përgjigju
  • Niku: 01/06/2020 10:28

    Hallall gazetarit per shkrimin. Sakte bukur qarte. Femija uroj te mbrohet dhe mbase te nderroje shkolle se me keto monstra qe paska ne shkolle e lagje, veshtire te rinise. Forca goce se ke jeten para

    Përgjigju
  • Tani: 01/06/2020 10:20

    Vende e popuj

    Përgjigju
  • Ggg: 01/06/2020 09:20

    Se sben duhen te dalin familjaret e asaj vajzes se shkrete dhe tia qr kujtdo nga familjaret e mostres plak qe do jene aty posht ne oborr, kjo pasi ne skemi shtet, shteti yne i con policine varfanjakeve dhe iua merr shpirtin per ndonje gje banale kurse ketyre nuk iu ben asgje.... Dhe dicka theter per sa i perket banoreve qe e dinin: Ju Q R te gjithve atyre qe e dinin dhe nuk bene asgje kunder atij mostres plak, nqs do ishte ku une banoj do e kisha bo qe te mos dilte me nga shpia klyshin plak bashke me te birin e zgjebosur

    Përgjigju
  • One: 01/06/2020 09:19

    Besoj si gjithmone fajin e ka vajza. Me duket si ato historite ne Indi me perdhunimet ne grup. Ne rritjen dhe edukimin e femijeve ka pergjegjesi gjithe shoqeria. Ne perendim shoqeria eshte aq shume e perfshire sa i’a merr familjes femijen nga kujdestaria nqs familja nuk eshte ne gjendje ta bej kete. Me vjen keq per vajzen qe i eshte shkaterruar jeta se kjo do kaloj dhe do harrohet si shume te tjera.

    Përgjigju
  • Labi: 01/06/2020 09:10

    Po normale policia qe duam hajde rrit femijet aty tek ai vend

    Përgjigju
    • Thanoja: 01/06/2020 10:15

      Jemi shoqeri shume primitive. Tere lagja e di e te tere qeshin

  • jolanda: 01/06/2020 08:39

    mese normale nne nje vend ku policia eshte eshtetit qe tek emri dhe merret me protesta me venie gjobash per parkime me mbarvajtje ndeshjesh e shume budalliqe te tilla dhe le pas dore punet e saj ne mbrojtje te popullates per me teper eshte dhe policia e leshit ose lleshit

    Përgjigju
    • Mira: 01/06/2020 14:04

      Ai plere nuk meriton te jetoje, pse duhet te paguajme akoma ne qe te shkoje ne burg dhe te haje buk pa lek une do ta kisha vrare ne menyren me barbare te mundeshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?