KAPSHTICË- Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Kapshticë për kontrabandë me mallra. Endri Nisi drejtonte një autobus që po udhëtonte nga Greqia në Korçë, kur është ndaluar për kontroll në pikën kufitare të Kapshticës. Në bagazhin e autobusit iu gjetën dy thasë me veshje të ndryshme, të kontrabanduara nga Greqia, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.
Ndaj 50-vjeçarit rëndon vepra penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Komente
