TIRANË-Pas ngritjes së problematikës në Report Tv që bizneset hasin vështirësi në ndërrimin e kasës fiskale pasi 4 kompanitë që ishin ën treg para se ai të liberalizohej e bënin gati të pamundur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gjetur zgjidhjen. Çregjistrimi i kasave fiskale nga bizneset që kanë nisur fiskalizimin do bëhet nëpërmjet një shkrese të thjeshtë, ndërsa formulari i regjistrimit është përgjegjësi e kompanive të kasave.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton përmes një deklarata të posaçme se të gjithë tatimpaguesit që kanë zgjedhur të lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë nga një zgjidhje softuerike e certifikuar dhe për rrjedhojë nuk po përdorin më pajisjet fiskale të instaluara (kasat), duhet të marrin masat për të kryer procedurën e çregjistrimit të këtyre pajisjeve fiskale në përdorim.
"Për këtë qëllim, subjekti tatimpagues njofton organin tatimor zyrtarisht në rrugë shkresore apo elektronike nëpërmjet plotësimit të një kërkese të përpiluar vetë nga tatimpaguesi, ku thekson se ka implementuar një zgjidhje softwar-ike të certifikuar dhe kërkon të kryejë çregjistrimin e pajisjeve fiskale që nuk i përdor më. Kërkesa shoqërohet me të dhënat identifikuese të zgjidhjes software-ike në përdorim ose kopje e kontratës së instalimit dhe mirëmbajtjes nga shoqëria e zgjidhjes software-ike. Pas miratimit të kërkesës nga ana e Administratës Tatimore, shoqëria e autorizuar kryen çregjistrimin e pajisjes fiskale dhe ruan memorien fiskale të saj. Çregjistrimi i pajisjeve fiskale që nuk përdoren nga ana e çdo subjekti tatimpagues është një detyrim ligjor i tyre. Për çdo problematikë të hasur në zbatimin e kësaj procedure, ju mund të na kontaktoni duke komunikuar me HelpDesk për Fiskalizimin drejtpërsëdrejti nga portali i dedikuar http://helpdesk.tatime.gov.al/, duke dërguar email në adresën [email protected] apo duke kontaktuar Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02", thuhet në njoftimin e Tatimeve.
Teksa procesi i fiskalizimit po ecën me ritme pozitive pasi nga 34 mijë biznese që duhet të nisin zbatimin e tij në 1 korrik të këtij viti, 33 mijë janë pajisur me certifikatën elektronike, por janë shfaqur probleme me çregjistrimin e kasës fiskale aktuale për ta kaluar në sistemin softuer, që është një opsion i ofruar bizneseve nga reforma e fiskalizimit për të kursyer. Në këtë mënyrë më në fund është hapur edhe tregu për kompani që ofrojnë shërbim. Që nga koha e Partisë demokratike tregu i kasave fiskale ishte ne dore të 3-4 kompanive, ndërsa tani shërbimi mund të ofrohet nga 28 operatore të ndryshëm, natyrisht duke bërë çmimet e shërbimeve shumë më konkurruese.
Konkretisht të gjitha bizneset që do të nisin fiskalizimin duke lënë sistemin e vjetër të kasave, dhe duke zgjedhur një nga shumë kompanitë e tjera që ofrojnë sistemin e softuerëve shumë më lirë, duhet të çregjistrojnë kasën nëpërmjet plotësimit të një formulari i cili ka 8 pyetje teknike shume të vështira për tu përgjigjur. Për këtë arsye edhe pse janë 28 kompani të licencuara për fiskalizimin tregu i kasave rrezikon të mbetet përsëri monopol i 4 kompanive të pajisjeve të vjetra fiskale, të cilat sorollatin bizneset duke mos ju dhënë informacion për të çregjistruar kasat. Ndaj edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar për hapat që bizneset duhet të marrin në këtë drejtim. Kjo lëvizje e Tatimeve u paralajmërua në një intervistë për Report TV nga vetë Drejtoresha e Përgjithshme e këtij institucioni Delina Ibrahimaj.
Cmenduri shqiptare. Raportim ne kohe reale i te gjithe faturave te bizneseve ne tatime (gje qe se ben asnje shtet) nderkohe qe individet nuk kane asnje detyrim te deklarojne te ardhurat personale ne tatime nje here ne vit (gje qe e kerkon cdo shtet normal). Tatohen ata qe shesin banane ne rruge, edhe nuk tatohen ata qe kane te ardhura nga qerate e shtepive.
PërgjigjuNa e shpjego ti moj shoqe se cfare behet. Si ka mundesi qe cdo 6 muaj nderrohen kasat ne Shqiperi?
Ti shoku flet kot, ri ha fara luledielli ter diten se sja ke haberin se ca behet.