Armando Broja

Sport

Vështirësohet kalimi i Brojës te Burnley, trajneri: Nuk kemi ende asgjë

4 Gusht, 13:37| Përditesimi: 4 Gusht, 13:38

  • Share

Të premten (data 1 gusht) në orët e vona të mbrëmjes, në mediet angleze qarkulloi lajmi se Burnley ishte pajtuar të paguante 23 milionë euro për të blerë përfundimisht Armando Brojën nga Chelsea.

Por trajneri i Burnley, Scott Parker tha pas humbjes së të tijve në miqësoren kundër Stoke City, se diçka e tillë është larg, duke konfirmuar negociatat. Një dakordësi mund të ndodhë në vijim, por jo aq lehtë sa u duk në orët e para të kontakteve mes palëve.

Parker konfirmon se ata janë të kërkim të një sulmuesi dhe se Broja është në listë.

“Është një pozicion që po e shqyrtojmë, por nuk ka asgjë shumë, shumë afër”, tha trajneri për Burnley Express. “Pra, derisa të dalë diçka ose që të afrohet më shumë, nuk ka asnjë lajm për këtë”.

"Megjithatë ne po kërkojmë të mbushim disa pozicione në këtë moment dhe si në çdo afat kalimtar, duam të marrim edhe lojtarët e duhur. Shpresojmë që gjatë javëve në vijim, të arrijmë të marrim disa lojtarë të tjerë në vijën e sulmit për të na dhënë pak më shumë forcë. Shpresojmë që ta bëjmë këtë, po përpiqemi me gjithë fuqinë tonë”, tha trajneri i Burnley.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?