Skënderbeu në stërvitje

Vështirësohet misioni Superligë, dy titullarët e Skënderbeut me 'valixhe në duar'

3 Janar 2023, 09:29
  • Share

Skënderbeut po i vështirësohet misioni "Superligë". Klubi korçar ndodhet në vendin e katërt në Kategorinë e Parë, teksa dy nga titullarët janë pranë largimit nga skuadra.

Vangjel Zguro dhe Belajdi Pusi janë me "valixhe në duar", duke pasur oferta nga klube të ndryshme. Sulmuesi shkodran është pranë kalimit në Kosovë me Ferizaj, me Pusin që pas dy sezonesh duket se do lërë korçarët për një aventurë të re.

Nga ana tjetër kapiteni Zguro pritet të largohet në SHBA. One Knoxville kërkon shërbimet e mbrojtësit të majtë, me 29-vjecarin që do rikthehet kështu në futbollin amerikan pas një sezoni. Aventura e fundit e pogradecarit ka qenë me Tulsa, teksa në SHBA ka luajtur edhe me Red Wolves.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?