VIP & Spektakël

Vështirësohet situata! Një tjetër padi ndaj Loredanës! Për çfarë bëhet fjalë kësaj radhe?

10 Maj 2019, 14:17| Përditesimi: 10 Maj 2019, 14:45

  • Share

Loredana Zefi është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të skandalit në të cilin ajo është përfshirë së fundmi. Ajo është akuzuar nga një çift zvicerian se nën kërcënime u ka zhvatur atyre rreth 700 mijë franga.

Fillimisht, Loredana i është prezantuar çiftit si Anna Landmann, e bija e jashtëligjshme e një avokati të njohur zvicerian, Valentin Landmann. Është pikërisht avokati Landmann që ka ngritur së fundmi një padi ndaj Loredanës.

Në fakt, Anna Landmann nuk është e bija, por ish-bashkëshortja e tij dhe ai nuk ka asnjë vajzë të jashtëligjshme. Për këtë arsye ai ka paditur, reperen duke e akuzuar për keqpërdorimin e emrit të tij dhe të ish-gruas, Anna Landmann.

“Nuk isha aspak i lumtur kur dëgjova për lajmin. Ky është një abuzim absurd me emrin tim. Nuk kam të bëj me ngjarjen dhe nuk kam asnjë vajzë të jashtëligjshme. Gjithçka është gënjeshtër”, -është shprehur Landmann për mediat.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?