Opinion
Periferi

Vetëdija për mrekullinë Europë është gjallë mes europianëve

26 Mars, 16:32| Përditesimi: 26 Mars, 16:33

  • Share

Europianët janë qytetarët me kërkesat më të larta për veten dhe vendin ku jetojnë! Është e vështirë të takosh një francez të vetëkënaqur, një italian të vetëkënaqur, një gjerman të vetëkënaqur! Jetojnë në hapësirat me përqëndrim më të lartë të bukurive, të kulturës, të monumenteve, të historisë, të mirëqënies dhe ankohen, ankohen pa fund për vendin ku jetojnë dhe për përmirësimet që pretendojnë.

Por në mesin e dytë të marsit të këtij viti gjërat u panë se kanë ndryshuar. Në një matje të “humorit” nga ana e Eurobarometrit në vendet pjesëtare të Bashkimit Europian, u mësua se ata e ndjejnë veten të kënaqur me Europën, për anëtarësimin në të, edhe pse, edhe në këtë sondazh, pretendojnë që gjërat të forcohen.

Pra, sipas sondazhit të fundit Eurobarometër, të publikuar më 25 mars 2025, 74% e qytetarëve të Bashkimit Evropian besojnë se vendi i tyre përfiton nga anëtarësimi në BE dhe kjo është përqindja më e lartë e regjistruar që nga viti 1983.

66% e të anketuarve duan që BE-ja të ketë një rol më të rëndësishëm në mbrojtjen nga krizat globale dhe rreziqet për sigurinë. Për më tepër, 36% e konsiderojnë mbrojtjen dhe sigurinë si përparësitë kryesore politike, të ndjekura nga konkurrenca ekonomike (32%).

Në vendin fqinj, Itali, 67% e qytetarëve e shohin të dobishëm anëtarësimin në BE, me një rritje prej 4 pikësh përqindjeje krahasuar me qershor-korrik 2024.

Këto rezultate tregojnë një kërkesë në rritje nga qytetarët evropianë që Bashkimi Evropian të forcojë rolin e tij në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë, duke ruajtur njëkohësisht mbështetjen e fortë për anëtarësimin në BE.

Është një mrekulli që peripecitë e fundit në gjeopolitikë kanë shkaktuar këtë vlerësim të europianëve për hapësirën Europë. Sa më shumë të pëlqehet një model politik, aq më të motivuar janë qytetarët për ta mbrojtur me çdo kusht atë. Vendosja në diskutim dhe në rrezik e principeve që kanë mbajtur vendet Europiane në paqe, në mirëqënie e barazi, mesa duket kanë ngjallur atë dashuri që prej vitesh nuk perceptohej si energji.

Është gjithashtu një mrekulli që ne, si shqiptarë e Shqipëri, t’i afrohemi gjithjë e më shumë Europës, veçanërisht në këto kohë.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?