Foto ilustruese

Vetëdorëzohet njëri nga personat e përfshirë në transferimin e 2 milionë eurove

26 Tetor 2020, 16:13| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 16:16

  • Share

Një person që ishte në arrati, i dyshuar për përfshirjen në transferimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private, është vetëdorëzuar tek autoritetet e rendit.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin e poshtëshënuar, sot në Policinë e Kosovës është vetëdorëzuar një mashkull kosovar, i cili tani është në proces të intervistimit”, thanë nga Policia.

I vetëdorëzuari, me inicialet K.Sh, besohet se është pronar i kompanisë LDA Group, ku punonjësi i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda, përmes katër transferimeve, ka dërguar mbi 2 milionë euro.

Policia ka thënë më herët se dy pronarë të kësaj kompanie janë në arrati.

Prokuroria e Kosovës pretendon se Gruda i ka bërë këto transferime më 9 tetor, ndërsa është arrestuar më 20 tetor.

Sipas organit të hetuesisë, Gruda i ka bërë këto veprime në një periudhë prej 8 minutash.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 22 tetor, i ka caktuar Grudës masën e paraburgimit prej një muaji./ REL

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?