Gazetari tunizian i vetëflijuar Abderrazek Zorgui dhe demonstrata e qytetarëve

Bota

Vetëflijimi i gazetarit në Tunizi, qytetarët prej 2 ditësh në demonstrata masive

27 Dhjetor 2018, 22:26| Përditesimi: 27 Dhjetor 2018, 22:49

  • Share

TUNIZI- Një gazetar tunizian Abderrazek Zorgui u vetëdogj të hënën duke postuar edhe një video para se ai të kryente aktin e vetëflijimit. Sipas mediave tuniziane në video gazetari deklaronte se do t’í jepte fund jetës për shkak të kushteve të vështira sociale dhe problemeve me të cilat ishte përballur familja e tij. Por video është bllokuar dhe nuk është më publike në rrjete sociale. Zorgui ishte korrespondent për televizionin privat tunizian, Tevla Tv.

Menjëherë pas vdekjes së gazetarit ka qenë Unioni i gazetarëve tunizianë.

“Zorgui i dha fund jetës për shkak të kushteve të ashpra sociale dhe mungesës së shpresës”- ka deklaruar Unioni.

Unioni gjithashtu deklaroi se dënon vendet që kanë kontribuar për ta bërë fushën e gazetarisë një shtrat të nxehtë për korrupsion.

Pas vdekjes së gazetarit menjëherë Unioni ka paralajmëruar protestë dhe qytetarët tunizianë prej dy ditësh vijojnë protestën e cila është kthyer në demonstratë. Qytetarët dhe policët janë përplasur në rrugët e Kasserine, qyetit perëndimor të Tunizisë. Autoritetet tuniziane kanë deklaruar se kanë hapur hetimet mbi shkaqet që çuan gazetarin në vetëflijim, ndërkohë policia ka arrestuar deri tani 22 demonstrues. 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?