Një tjetër dëshmi trondistëse vjen nga një banore e pallatit ku jetonte Zhaneta Josifi me dy vajzat. Ajo thotë se ato kishin kohë që nuk dilnin nga banesa, ndërsa nuk pranon as persona të afërm. "Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete dhe i them, ku e ke Anisën ? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe dy lule që kishin aty po i thaheshin. I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më. Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë dhe një ditë kur erdhi policia dhe bashkia që i sollën ushqime. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte", u shpreh banorja.
Lajmi kryesor:
Lanë ushqimin, vetëflijohen për ringjallje nënë e bijë, dëshmia e motrës nga spitali: Anisa 15 muaj e vdekur në banesë! Babai u vetëvra 6 vjet më parë
//ReportTv.al