Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, psikiatrja në Report TV: Probleme me çrregullimin mendor, ndikoi edhe vetëvrasja e kryefamiljarit

8 Korrik 2020, 14:01| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 16:54

  • Share

E parë në aspektin psikologjik dhe psikiatrik vetëflijimi i nënës Zhaneta Josifi dhe njërës prej vajzave është një çrregullim në shëndetin mendor. Psikiatria Arjana Rreli në një intervistë për Report Tv jep arsyet se përse kjo tragjedi lidhet me atë që ajo e quan psikozë. Edhe pse nuk e përjashton fenë si shkaktare, Rreli thotë se në përgjithësi feja është rregullatore e këtyre personave.

"Unë them që secili nga ne e ka parë si një gjë që është traumatike dhe padiskutim ka një gjë që çalon në shëndetin mendor të tre personave. Kjo ishte për më shumë një psikozë familjare, e cila zakonisht starton me një person që është dominant brenda familjes. Ky person është ai që ka personalitet më të fortë dhe është imponues. Mbase është nëne, por jo detyrimisht nëna, mund të jetë edhe ndonjë nga vajzat që imponon mendimin që është delirant, pra këtë mendim që nuk është i lidhur me realitetin. Zakonisht ne kemi parë persona besimtarë dhe në shumicën e rasteve feja është një pikë referimi e mirë, sepse të mëson rregulla, të pastron shpirtin dhe bëhet një rregullator i mirë deri diku. Ama kemi parë që shumë persona për të mbushur vakuumin e tyre emocional apo për të zgjidhur hallet futen në fe dhe këtu precipiton e gjithë gjendja e tyre. Vetë feja është bota një botë ideale dhe mistike, ku gjen një teren dikush që ka çrregullime.  Psikoza është një bindje, njeriu është i bindur tek ajo që mbron me forcë. Ai person nuk e bën kritikën e gjendjes dhe e fut në normalitetin e vetë këtë. Mos ushqyerja është një fakt që gjeneron problematikat e shëndetit mendor. Duke mos u ushqyer njeriu nuk merr ato elementë që do të ushqejnë neuronet për mirëfunksionimin e tij", u shpreh psikiatrja.

Psikiatrja tha se persona me çrregullime të tilla fillimisht trajtohen me medikamente që zbutin psikozën, më pas ndërhyjnë me psikoterapinë. Por sa ka ndikuar vëtvrasje e kryefamiljarit të familjes Josifi?

"Nuk flasim për depresion, këtu flitet për një formë psikotike që ka një begraund. Suicidi që ka bërë i atij tregon që problematika e shëndetit mendor është në këtë familje. Në mos e trashëguar është një model brenda familjes, i cili ka kryer suicid. Suicidi është një shabllon që kopjohet nga anëtarët e tjerë të familjes. Pavarësisht nëse është gjenetike apo model, ka qenë një precedent.  Qoftë për ti parë ato si me probleme ë shëndetit mendor, qoftë si një sjellë që ka pasur ndikimin e vetë që ka gjeneruar në këtë problem. Këto raste janë të rralla, çrregullimi psikotik i shpërndarë është edhe në përqindjen e vet i rrallë në popullatë", tha Rreli.

Për Rrelin, vajzat dhe nëna të gjithë këtë situatë e kanë jetuar normalisht. "Ato kanë jetuar normalisht brenda psikozës së vetë. Kjo lloj psikozë është më shumë tek femrat sesa tek meshkujt. Të qenit të treja femra i ka ndihmuar që psikoza të gjenerojë më lehtë.  Kanë edhe koeficientin e inteligjencës së lartë."

Por a ka shpresë për Blera Josifin, vajzën që mbijetoi? Rreli shprehet skeptike. "Unë jam skeptike, sepse vetë psikozat janë problematika që duan ndërhyrje të shpejta. Këtu ndërhyrja nuk është e shpejtë. Duan trajtim sistematik. Duke qenë se ajo do të qëndrojë e vetme, mund të suportohet nga çfarë ka përreth. Ndërhyrja me medikamente është vendimtarja. Është një çrregullim psikotik i shpërndarë. Këtu jemi para faktit".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/07/2020 02:39

    Psikiatria paska haruar shqipen -SUICIDE=VETEVRASJE.

    Përgjigju
  • LORA: 08/07/2020 18:02

    U teprua me interpretime,,,,ose hedhje falli. E kemi si shoqeri detyre te presim rezultatin e hetimit dhe vetem te lutemi qe Blerta Josifi te ringrihet. Tung.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?