Vetëflijimi i nënës me 3 fëmijët në Shkodër, Ergesa e Gresa do t’u mungojnë shokëve e mësuesve, në vend të librave vendosen lule

7 Maj, 09:00
  • Share

Mëngjesi i së martës erdhi i trishtë për nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër. Me lule në duar i janë drejtuar shkollës për të kujtuar dy bashkëmoshataret e tyre, Ergesa dhe Greis Arrazi , 9 dhe 8 vjeç që humbën jetën tragjikisht bashke me nënën e vëllanë.

“Është një fatkeqësi. S’kam fjalë. Gjëra të tilla mos me ndodh kurrë. Pa fjalë. Shumë e dhimbshme, ngushëllime familjarëve”, është shprehur për mediat një prej prindërve që shoqëronte vajzën e tij në dyert e shkollës, thanë prindërit.

“Kemi qenë shoqe, si tip kushërirash bashkë, por çfarë të bëjmë, deri këtu e paska pasur të shkruar. Nuk e di çfarë të them është një ngjarje shumë e rëndë. Vajzat i kemi pasur në një klasë, vajzës time nuk ia kam shpjeguar dot, u kam thënë që nuk i ke më shoqet në klasë. Kemi shkuar shumë mirë, kam pasur shumë marrëdhënie të mira, nuk e kam parë kurrë të shqetësuar apo të stresuar. Fëmijët po ashtu nuk kanë pasur stres, nuk i kam parë të qajnë në shkollë, kanë qenë shumë mirë”- u shpreh një tjetër prind.

Dy vajzat e familjes Arrazi ishin ne klasën e dytë të shkollës “Ndre Mjeda”, ku sipas mësuesve ishin nxënëse shembullore dhe rrezatonin vetëm mirësi.

Alma Arrazi, u vetëflijuar bashkë me tre fëmijët, duke u hedhur në lumin Buna mbrëmjen e 2 majit. Ergesa u përcoll një ditë më parë në banesën e fundit, ndërsa këtë të martë zhvillohet ceremonia mortore për Greisin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?