Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar në lidhje me tragjedinë e familjes Josifi në Kombinat që çoi në vetëflijimin e një nëne dhe vajzës së saj. Komisioneri mbështet hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe apelon institucionet, njerëzit me profil publik por edhe kompanitë mediatike të trajtojnë këto ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike e me seriozitet. Ai ka theksuar se duhet të raportohet me standardet e kodit të etikës dhe vetëpërmbajtje në mos diskriminimin e komuniteteve fetare, me etiketime që cënojnë dinjitetin e njeriut dhe besimin fetar.
Postimi i plotë:
Deklaratë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar. KMD dhe QBNF ngushëllojnë familjen Josifi për humbjen e pakuptimtë të dy jetëve dhe mbështet hetimet gjithëpërfshirëse të Prokurorisë e Tiranës për rrethanat e ngjarjes që tronditën opinionin publik. Në këtë kontekst, ftohen mediet të raportojnë ngjarjen me standardet e kodit të etikës dhe vetëpërmbajtje në mos diskriminimin e komuniteteve fetare, me etiketime që cenojnë dinjitetin e njeriut dhe besimin fetar. Ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike kanë nevojë të trajtohen nga institucionet shtetërore, njerëzit me profil publik, por edhe nga kompanitë mediatike me seriozitet dhe në respektimin të lirisë së besimit të çdokujt. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi garanton çdo qytetar dhe komunitet që i cenohet dinjiteti për shkaqe diskriminimi.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Lajmi kryesor: