Banesa ku u gjetën të vdekur nënë e bij, Anisa dhe Zhaneta Josifi

Vetëflijimi i nënë e bijë në Kombinat/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e të vetmes të mbijetuar! Familjarët nxjerrin nga spitali Blerta Josifin

6 Gusht 2020, 13:01| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 13:30

  • Share

TIRANË- Pas më shumë se një muaji e shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë, Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia e 2 korrikut në Kombinat, ka lënë spitalin! Gjendja e saj shëndetësore është e përmirësuar, e për pasojë familjarët e kanë marrë nga spitali. Megjithatë, gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se Blerta Josifi do të vijojë të jetë nën vëzhgimin e mjekëve ku do t'u nënshtrohet kontrolleve të herëpashershme.

Mbetet për t'u parë nëse Blerta Josifi do të merret në pyetje sërish për të hedhur më tepër dritë nga kjo ngjarje e mbuluar me mister dhe që tronditi opinionin publik.

Si ndodhi ngjarja? Tragjedia e 2 korrikut tronditi opinionin publik. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura në shtëpi, e ndërsa Blerta në gjendje të rënduar. Në dëshminë e kësaj të fundit, Anisa kishte vdekur më 27 prill 2019, pra 15 muaj më parë dhe ajo dhe nëna e saj po bënin sakrifica për ringjalljen e Anisës që kishin lexuar në librat fetare. Ato para 15 vitesh kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 6 vitesh nuk shkonin më dhe ritet fetare i kryenin në shtëpi. Në reagimin e Kishës Ungjillore, ato theksonin se çdo fe beson në ringjallje, por kurrsesi nuk predikojnë vetëvrasjen. Për pastorët e Kishën Ungjillore Fitor Muça dhe Akil Pano, pas tyre fshihen sekte satanike.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Urimi: 06/08/2020 13:57

    Tani ta çojne per hipnoze qe harroje leksionet e gabuara te ringjalljes duke mos ngrene. Nga ana tjeter per kete rast duhet te kete te ndeshkuar, te cilet jane pergjegjesit per shpelarjen e trurit te tyre.

    Përgjigju
  • LORA: 06/08/2020 13:42

    Lajm shume i mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?