Vetëflijimi i nënë e bijë në Kombinat/ Pastor Akil Pano: Në Shqipëri ekziston Kisha Satanike

7 Korrik 2020, 18:27| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 14:03

  • Share

TIRANË- Pastori i Kishës Ungjillore Akil Pano ka deklaruar se në Shqipëri ekziston Kisha Satanike, që ka si bazë adhurimin e Djallit, dhe mendon se është pikërisht ky sekt që fshihet pas tragjedisë së Kombinatit, të vetëflijimit nënë e bijë. I ftuar në studion e Report Tv, në edicionin qendror, Pano tha "individët me kostum" që janë parë të hynë në shtëpinë e familjes Josifi mund të jenë pjesë e tyre, por mbetet në dorë të hetimeve për të zbardhur të vërtetën e plotë.

"Ka sekte satanike dhe në Shqipëri dhe janë sekte të mirë të organizuara dhe ka edhe Kisha e Satanit dhe ka individë që priren të besojnë në pushtetin e errësirës dhe në rrugëtimin e tyre janë gati të jetë shërbëtorë të devotshëm të asaj dogme. Ka edhe në vendin tonë, ka edhe sekte dhe kulte që nuk janë njohur zyrtarisht dhe veprimtarinë e tyre e kanë të fshehtë dhe është e pamundur që të shkohet përtej. Janë dhënë informacione se ka pasur individë me kostum që kanë hyrë në shtëpinë e tyre vetëm të presim që këto të vërteta të zbardhen. (...)Kemi të bëjmë me praktika okulte demonizimi, praktika që na fusin brenda një bote shumë të errët që është vështirë për një person normal që të hyjë në këtë botë", tha Pano.

Për Panon, vetëvrasja është njësoj si vrasja dhe dënohet nga feja, teksa thotë se praktikat e ringjalljes, ku e ëma Zhaneta e kishte lyer Anisën e vdekur për 15 muaj me radhë me vaj e me uthull nuk ekzistojnë në besimin e krishterë, por ka të bëjë me një kulturë pagane.

"Vrasja është njëlloj si vetëvrasja. Shihet drejt mëkatit të pafalshëm se nuk i jep mundësinë e rrëfimit për mëkatet. E dënon vetëvrasjen, nuk e ka në praktikë ritualin e ringjalljes. Nuk kemi të bëjmë me praktikën e besimit të krishterë, lidhet me një kulturë pagane dhe krishterimi është i qartë, vetëm një herë në vit festohet ringjallja", u shpreh Pano.

Pastori shkon përtej, duke parë shkaqet se përse mund ta kenë shkuar deri në këtë akt ekstrem. Dramën e përjetuar nga vetëvrasja e babait dhe zhgënjimin nga njerëzit, shoqëria në përgjithësi, ai liston si dy motivet kryesore.

"Nisa të kuptoj që ka qenë një udhëtim shpirtëror, i bashkangjitur me traumën, dhimbjen dhe vite më parë babai i tyre vetëvritet, dhe jam i prirur të besoj se histori të tilla traume e ndjekin familjen përgjatë rrugëtimin jetësor. (...)Jam i prirur të besoj e brenda këtyre mureve kanë qenë të zhgënjyer nga njerëzit. Zhgënjimi me njerëzit, të afërmit, punëdhënësit që të kanë trajtuar, vajzat dolën të dyja të papuna dhe dolën në mëshirë të fatit, ndjenjën e braktisjes", pëfundon Pano në Report Tv.

* Çfarë është Satanizmi? Satanizmi është një kult që ka si bazë adhurimin e Djallit apo të ndonjë fuqie negative të mbinatyrshme. Për satanistët jeta duhet jetuar duke i shërbyer Djallit. Sipas disa sociologëve, satanizmi nuk mund te konsiderohet si fe sepse në thelbin e tij qëndron fakti i të qenurit kundër kristianizmit. Përpjekjet për ta bërë satanizmin fe nuk kanë rezultuar kurrë të suksesshme. Organizata më e njohur qe i përket kësaj ndarje quhet “Tempulli i Set” (“Temple of Seth”) dhe është themeluar nga Michael Aquino dhe disa anëtarë të tjerë të Kishës së Djallit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/07/2020 03:50

    Faji u be qyrk e se veshi asnjeri,mos u sillni si engjej se ju kemi pare e ju njohim.

    Përgjigju
  • FEJA E SHQIPETARIT ESHTE SHQIPTARIA: 08/07/2020 01:38

    Ngrihu Enver nga varri se ti I jep drejtim fese ne shqiperi

    Përgjigju
  • Blendi: 07/07/2020 22:45

    Po keto e quanin vehten shenjtore qe mund te benin mrekulli!! Keto gjalle ishin pse donin te vdisnin???? Pastaj kjo Blerta thote qe motra u shkaterrua nga nervat apo e kishte pushtuar e keqja. Po normal te rrish 50 dite pa ngrene si do ndihej. Keto ne nje fare menyre e kishin vulosur fatin e tyre. Nje pjese te fajit e kane edhe te afermit qe nuk vepruan me me vendosmeri per ti shpetuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?