Vetëkarantinimi bëhet detyrim ligjor, 6 mijë USD gjobë kush refuzon, përcaktohet edhe roli i ushtrisë 

25 Mars 2020, 13:47| Përditesimi: 25 Mars 2020, 16:35

  • Share

Qeveria i kërkon Kuvendit ndryshimin me urgjencë ligjit të vitit 2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, diktuar nga situata e krijuar si rezultat i përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Akti normativ i depozituar nga qeveria në Kuvend për ndryshimin e ligjit në fjalë, synon të përfshijë në masat e veçanta, që ndërmerren për parandalimin e sëmundjeve infektive, edhe vetëkarantinimin, krahas masave që aktualisht janë parashikuar në legjislacionin në fuqi, sikurse janë masat e izolimit dhe të karantinës.

Vetëkarantinimi nuk eksitonte në ligjin në fuqi. Me nismën ligjore të propozuar vetëkarantinimi bëhet detyrim ligjor, duke ndryshuar nenin 7 të ligjit në fuqi.

Gjithashtu është propozuar edhe masa e gjobës kush refuzon vetëkarantinën, karantinën dhe izolimin, kur është prekur nga një infeksion, në rastin konkret nga virusi covid-19.

Dënimi me gjobë dero të jetë nga nga 100 000 (njëqind mijë) deri në 700 000 (shtatëqind mijë) lekë, ose rreth 6 mijë USD. 

Një tjetër ndrysim i rëndësishëm parashikon angazhimin e ushtrisë dhe të politikës në rast epidemie dhe fatkeqësie natyrore.

Konkretisht, në rast të një epidemie, fatkeqësie natyrore, aksidenti të rëndë, që mund të favorizojë shpërthime epidemike, për të siguruar zbatimin e masave parandaluese, angazhohen Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, në ndihmë të saj.

Policia e Shtetit angazhohet me kërkesë të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Forcat e Armatosura angazhohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, pas kërkesës së ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.

Kur angazhohen Forcat e Armatosura, ato drejtohen nga komandantët, sipas detyrave që marrin. Në ligjin në fuqi nuk është parashikuar ndërhyrja e ushtrisë dhe e policisë. 

Nisma ligjore parashikon rritjen e gjobave për institucionet shtetërore si dhe subjektet private që nuk zbatojnë masat në raste epidemie.

Konkretisht mosmarrja e masave të përgjithshme nga institucionet shtetërore dhe komunistë, që nga informimi në kohë, ruajtja e kushteve tekniko-sanitare dhe higjienike në ndërtesa, sigurimi i mjeteve të mbrojtjes personale etj., ndëshkohet me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në 700 000 (shtatëqind mijë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, me mbyllje të veprimtarisë.

Mosmarrja e masave të veçanta dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) deri në 700 000 (shtatëqind mijë) lekë, ndërsa refuzimi për vendosjen nën mbikëqyrje shëndetësore, dënohet me gjobë 100 000 (njëqind mijë) lekë

Moskryerja e veprimeve të detyrueshme për përballimin e epidemive dënohet me gjobë, nga 100 000 (njëqind mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë, dhe me mbyllje të veprimtarisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?