Braga dhe Napoli po luajnë në Portugali për grupin C të Champions League. Amir Rrahmani u rikthye nga lëndimi dhe e ka nisur titullar ndeshjen me Napolin. Mbrojtësi shqiptar nuk ia ka dalë, pasi vetëm pas 13 minutave lojë ka pësuar një tjetër lëndim. Kapiteni i Kosovës është zëvendësuar nga trajneri Eric Garcia që në vendin e tij ka futur norvegjezin Ostigard. Do jenë kontrollet mjekësore që do vlerësojnë shkallën e lëndimit.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Reali i falet Bellingham 'in-extremis', Arsenali 'poker' kundër PSV-së! Bayern dhe United shënojnë 7 gola, Interi ngec në Spanjë (GOLAT)
S.Dh/ReportTv.al