Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

Vetëm 15% e dosjeve të sakta në Kadastrën e Durrësit, Kim: Presim hapa konkretë, fajtorët të mbajnë përgjegjësi! Kufizoni korrupsionin

31 Mars 2022, 16:46| Përditesimi: 31 Mars 2022, 17:26

  • Share

TIRANË- Pas raportit që zbuloi se vetëm 15% e dosjeve të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar të sakta, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim thotë se tani më është në pritje për të marrë masat e duhura për përgjegjësit.

Teksa këtë raport, e cilëson shumë të sinqertë që nxori në pah jo vetëm mangësitë, por edhe krime të mundshme, Kim thotë se duhet bërë më shumë transparencë lidhur me pronat në Shqipëri. Kjo sepse sipas diplomates, do të ndikonte që në Shqipëri të thitheshin më shumë investime, por do të ishte edhe një tregues i qartë që kërkojmë integrimin në BE.

"Mirëpresim raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Ne presim hapa konkretë për përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe në Shqipëri. Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t'u anëtarësuar në BE", shkruan Kim.

Kim i referohet raportit të prezantuar një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame. Shkrirja e kadastrës së Durrësit dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet që janë bërë atje në 32 vite kanë nxjerrë një raport me shkeljet e detajuara që janë zhvilluar. Në një raport 600 faqesh u vunë re se abuzimet janë përtej imagjinatës dhe zonat ku janë kryer paligjshmërisë dhe plaçkitjet më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj. Lame tha se nga të gjitha dosjet e marra nga kjo kadastër vetëm 15 % e tyre janë pa probleme, ndërsa pjesa tjetër e regjistrave janë me faqe që mungojnë, të grisura madje edhe shumë të dubluara që tregojnë se për një pasuri janë ndjekur dy rrugë të ndryshme legalizimi apo kthimi te pronari duke sjellë abuzime shumë të mëdha.

Postimi i plotë i ambasadores Yuri Kim në anglisht

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hemide: 02/04/2022 06:17

    O ti thenk ju veri macte! Mire eshte qe hetimet ti beje Iljaz Hasanbelliu. Se ai i di me mire keto punet e Durrsit. Keto e 20 vjet. Ka ne zoterim portin, policine e me radhe. Madje Loboi fort te merrte deputet vete ate te papamin mamuthin e korrupsionit dhe yllin e botes dhebte partise por edhe te shoqes Kim! Ate te papamin Ed Vrroma!.

    Përgjigju
  • Loran: 31/03/2022 19:21

    Po ti mush je qe jep mend moj zonj cfar e di veten ti

    Përgjigju
  • katunari: 31/03/2022 19:03

    i erdhi zeri diplomates !! si bejne si te vi*gjera sikur nuk dine gje … pergjigjen e mori me 6 mars. Play your game with other nationalities

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?