Foto nga procesi i votimit në zgjedhjet e 25 prillit

Opinion

Eduard Zaloshnja: Vetëm 2 milionë votues ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve

4 Maj 2021, 17:58| Përditesimi: 4 Maj 2021, 18:30

  • Share

Për të llogaritur tërthorazi se sa nga pothuaj 3.6 milionë shqiptarët e listave zyrtare të votuesve, ndodheshin fizikisht në Shqipëri më 25 prill, zhvillova një sondazh elektronik me random SMS, të dërguara tek banorë 18 vjeç e sipër në të gjithë qarqet e Shqipërisë. Kampionin prej 1840 të anketuarish e ripeshova statistikisht, që të përfaqësonte sa më mirë gjeografikisht dhe demografikisht banorët e rritur aktualë të vendit.

Pyetja kryesore në sondazh ishte nëse të anketuarit kishin shkuar të votonin më 25 prill (pavarësisht se për kë kishin votuar). Nga përgjigjet e tyre, më rezultoi se rreth 83% e banorëve të rritur të vendit votuan më 25 prill (pavarësisht se disave prej tyreve u rezultoi vota e pavlefshme). Duke ditur që votat e vlefshme dhe të pavlefshme në të gjitha kutitë e numëruara ishin gjithsej 1.66 milionë, mund të llogaritet me një formulë të thjeshtë (1.66/0.83) se vetëm 2 milionë votues kanë qenë në Shqipëri më 25 prill (nga pothuaj 3.6 milionë që ishin në listat zyrtare).

Duke i përmbledhur këto llogaritje, mund të deduktohet se 46.3% e votuesve të listave zyrtare votuan më 25 prill; 9.5% nuk votuan (ku përfshihet edhe autori i këtyre rreshtave); ndërsa 44.2% nuk ishin në Shqipëri (shumica dërrmuese emigrantë dhe disa të tjerë ndejtës sezonalë jashtë Shqipërisë).

Grafik për pjesmarrjen në zgjedhje

 

Krahasimi i votave të marra nga partitë në zgjedhjet e 2009 dhe 2013

Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 04/05/2021 20:14

    Po ti mor "eks pert"ku i more vesh ,ku i numurove se ishin 2 milione dhe jo 1.950 000.Tere jeten Trap mbante.Si nuk te doli nje parashikim,te pakten nje.

    Përgjigju
  • dibran: 04/05/2021 18:36

    4 .....ohohohooo !!!! Ja edhe exit-polli i radhes!!!!! Ky eshte Doktor i shkencave me sms!!!! Hahahahaahahah...Sa me shume te p....jerdhesh ,aq me shume merr aromen e tyre dhe aty mbetsh!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?