Vetëm 2 minuta /Finok në tavë me proshutë, një recetë plot shije nga zonja Albana

29 Mars 2023, 12:12| Përditesimi: 29 Mars 2023, 12:14

  • Share

Finok në tavë me proshutë

Përbërësit:

  • 500 gr finok
  • 80 gr bukë e grirë
  • 60 gr parmixhano i grirë në rende
  • 120 gr proshutë e tymosur
  • Kripë, Piper i zi
  • Gjalpë i freskët

Përgatitja:

Lajmë mirë finokun dhe e presim në katërsh. Në një enë përziejmë djathin parmixhano me thërrimet e bukës dhe e rregullojmë me pak kripë dhe piper të zi të bluar në çast. Vendosim fetat e finokut në përzierjen e bukës dhe djathit dhe më pas i vendosim në një tavë të lyer më parë me gjalpë. Shtojmë proshutën e tymosur të prerë në shirita, kripën dhe piperin. Në fund shtojmë disa kubikë gjalpë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë në 200°C për 20-25 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?