Situata nga koronavirusi në vendin tonë vijon të jetë e qëndrueshme dhe me shifra pozitive. Aktualisht vetëm 20 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Infektiv. Ndërsa në të gjithë vendin kemi më pak se 200 raste aktive infeksioni. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta manastirliu shkruan se jemi drejt rrugës për daljen nga tuneli i gjatë i pandemisë, por duhet ende të tregojmë kujdes.
“Punë e palodhur e stafit të Infektivit, njësoj si ditën e parë, në shërbim të çdo pacienti që po merr trajtim në spital. Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin, por ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastriliu.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë dhe vetëm 11 raste të reja infeksioni. Deri më tani janë vaksinuar mnë shumë se 800 mijë qytetarë ndërsa sot ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Ndërkaq edhe në disa shifra që i ka publikuar kryeministri Edi Rama, vendi jonë është një nga 2 vendet me më pak të infektuar me COVID-19 në Europë, duke u renditur renditet krah Islandës.