Claudia Rizzo, presidentja e FC Ternana

Sport

Vetëm 23-vjeç, kush është presidentja e re e klubit italian të futbollit

22 Shtator, 12:42| Përditesimi: 22 Shtator, 12:43

  • Share

Një epokë e re ka nisur për klubin italian të Serie C, Ternana Calcio. Në krye të klubit është emëruar Claudia Rizzo, vetëm 23 vjeç, vajza e sipërmarrësit Gian Luigi Rizzo, pas marrjes së kontrollit nga familja Rizzo. Ajo u prezantua zyrtarisht në një konferencë për shtyp, ku foli për sfidën e re dhe vizionin e saj.

“Kam qenë gjithmonë një tifoze e zjarrtë. Kur më propozuan të marr postin e presidentes, e pashë si një mundësi të madhe, pavarësisht përgjegjësisë që mbart”, u shpreh Rizzo. Ajo theksoi se ndihet më e sigurt falë bashkëpunëtorëve me përvojë, të cilët ndajnë të njëjtin objektiv me të.

Presidentja e re synon ndërtimin e një marrëdhënie të fortë me skuadrën dhe komunitetin lokal.

“Viti im i parë përkon me 100-vjetorin e klubit. Është një motivim i madh, por duam të ecim me qetësi dhe përkushtim. Do të rihapim fushatën për abonimet dhe nesër do të udhëtoj me ekipin në Sassari. Kam shumë emocione, por mbi të gjitha ndjej nder dhe përgjegjësi.”

Hapi i parë konkret në detyrën e re ishte rinovimi i kontratës me drejtorin sportiv Carlo Mammarella, i cilësuar si “zemra e Ternanës”. Në fund të prezantimit, ish-presidenti Ferrero i dorëzoi simbolikisht fanellën e klubit, duke shënuar nisjen e zyrtarizuar të një kapitulli të ri për Ternana Calcio.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nuse ne tirane: 22/09/2025 13:50

    Shume shpejt kjo vajze bukuroshe do jete nuse ne Tirone ! Super bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?