Abdel Barrada

Vetëm 35 vjeç, ndahet nga jeta ish-futbollisti i PSG-së dhe Marseille

25 Tetor, 09:40| Përditesimi: 25 Tetor, 09:42

  • Share

Futbolli maroken në zi këtë të enjte për ndarjen nga jeta te futbollistit Abdel Barrada, në moshën 35-vjeçare.

Sipas disa mediave, një atak në zemër i dha fund jetës së afrikano-veriorit, i cili kaloi vite në Spanjë në radhët e Getafe dhe Nástic de Tarragona, përveçse luajti edhe për klube si Olympique de Marseille.

I lindur më 19 qershor 1989, Barrada dha një kontribut të rëndësishëm në futbollin maroken gjatë gjithë karrierës së tij. Ai përfaqësoi ekipin olimpik maroken, ku ishte kapiten i skuadrës gjatë Lojërave Olimpike të Londrës 2012.

Barrada kishte një karrierë të shquar në klub, veçanërisht duke luajtur për Paris Saint Germain, Marseillen dhe Getafen në Spanjë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?