Lista e Kombëtares U-19 dhe trajneri Julian Ahmataj

Sport

Vetëm 4 emra nga futbolli vendas, Julian Ahmataj bën publike listën e Kombëtares U-19

6 Tetor, 13:50| Përditesimi: 6 Tetor, 13:53

  • Share

Kombëtarja U-19 e futbollit nis sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Irlandës.

Trajneri Julian Ahmataj ka përzgjedhur 21 futbollistë për këto dy takime, që do të zhvillohen më datat 10 dhe 12 tetor, në orën 11:00. Fillimisht ndeshjet ishin planifikuar të luheshin në stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnjë, por me marrëveshje mes palëve është vendosur që ndeshja e 10 tetorit të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, ndërsa takimi i 12 tetorit të zhvillohet në stadiumin e Luzit.

Këto miqësore do të shërbejnë si testi i fundit për kuqezinjtë para nisjes së kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19, që do të luhen muajin e ardhshëm. Bie në sy se trajneri Ahmataj ka ftuar vetëm katër futbollistë nga kampionati vendas.

Lista e futbollistëve të grumbulluar

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?