Politikë

79 vota pro ndaj Lindita Nikollës, kush janë dy 'tradhëtarët' mes opozitës?

10 Shtator 2021, 18:55| Përditesimi: 10 Shtator 2021, 19:59

  • Share

Lindita Nikolla u votua 79 vota pro dhe 4 kundër. Menjëherë LSI doli dhe tha se të 4 vota e deputetëve të saj që votuan ishin kundër. Edhe Vangjel Dule, aleati i Bashës, votoi për kryetare Kuvendi, ndërkohë që tha për mediat se edhe ai votoi kundër. Por këto bëjnë 5 vota kundër, ndërkohë që nga ana tjetër Komisioni i Votimit nxori në rezultatin final vetëm 4 vota kundër. Ku shkoi një votë, apo kush po gënjen në këtë rast?

Nga ana tjetër PD nuk votoi duke i grisur fletët e votimit, ndërkohë që 137 deputetët ishin të pranishëm në sallë. Megjithatë Kuvendi zgjodhi kryetaren e re me 79 vota pro. Numri i votave pro Nikollës është 5 më shumë se mandatet e PS  (PS ka fituar 74 mandate në 25 prill), që do të thotë se Bashës i kanë rrjedhur votat. 3 vota pro mund të jenë nga Partia Social Demokrate, dhe dy votat e tjera pro, që dalin nga lista e Partisë Demokratike, ishte ajo e Vangjel Dules dhe e Nusret Avdullait, i renditur i pesti në listën e Fierit nga Partia Demokratike, por që ka qenë pjesë e PDIU-së në këtë qytet.


Lajmi kryesor:

Betohen 140 deputetët, Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare në 'vendimin e parë', PD gris fletët e votimit, LSI voton kundër! Rama mbledh fletët e grisura


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?