Pep Guardiola

Vetëm 50 të prodhuara, Guardiola çmend me orën 1.26 milionë $ në ndeshjen kundër Real Madridit

14 Prill, 15:29| Përditesimi: 14 Prill, 15:47

  • Share

Tranjeri i Manchester City, Pep Guardiola është shfaqur me një orë 1.26 milionë $ në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të martën (9 prill).

 Ora e tij u bë kryefjala e lajmeve në titujt botëror, sepse në të gjithë botën janë prodhuar vetëm 50 të tilla.

Ajo peshon 18.83 gram duke përfshirë rripin. Një peshë e barabartë me rreth katër fletë letre A4.

Çdo element është punuar me kujdes për të minimizuar peshën e saj.

Pjesa e pasme e orës është bërë nga karboni, duke e bërë rezistente ndaj goditjeve dhe gërvishtjeve më të lehta, ndërsa bazamenti prej titani është i lidhur me kutinë me katër kabllo çeliku, secila prej vetëm 0,35 mm (0,01 inç) në diametër.

Guardiola shpeshherë është komplimentuar për stilin e tij dhe dashuria e tij për modën daton që nga fillimi i karrierës së tij futbollistike, në vitin 1993, ndërsa luante për Barcelona FC.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?