Sociale

'Vetëm bukë e qumësht do çoj në shtëpi, frutat i shoh e s’i blej dot', pensionistët në Fier ankohen për çmimet! Tregtarët: Ka rënë fuqia blerëse

26 Qershor, 14:44| Përditesimi: 26 Qershor, 14:57

  • Share

Tregu i fruta-perimeve në qendër të Fierit, i njohur si merkatoja e qytetit, është pjesërisht i braktisur. Gjysma e tezgave që dikur ishin plot, tani janë boshatisur, një pasqyrë e qartë e krizës së konsumit dhe fuqisë blerëse të ulët.

Gjate vezhgimit konstatojme se blerësit, kryesisht pensionistë, vijnë me qese të vogla në duar, duke zgjedhur me kursim vetëm produktet më të domosdoshme.

“Unë nuk i përballoj dot ccmimet se jam pensionist. Po e shëtis tregun për 10 lek më lire. Ne jemi burrë pensionsitë dhe pa ndihmën e fëmijëve nuk jetojmë dot”, tha nje i moshuar.

“Ja shikoje, një qumësht e një bukë do çoj sot në shtëpi, fruta nuk blej dot, i shikoj e nuk i marr dot. Janë shtrenjtë!”, tha nje tjeter.

“ Ne jemi dy pensionistë me 15 mijë lek në muaj secili, me çfarë t’i marrim frutat e perimet?!”, thanë ata.  

Frutat janë më të shtrenjtat këtë vit, si për shembull, qershitë që shiten me 500 lekë për kilogram, për shkak të prodhimit te ulet per shkak te kushteve te motit. Sakaq tregtarët ankohen se mallrat mbeten stok.

“Kur kishte fuqi blerëse nuk mbetej fare mall, tani mbetet stok detyrohemi ta hedhim në kosh. Shumë keq është stiauata, alarmante! Çdo ditë e më shumë bie xhiroja dtiore”, tha një tregtare.

Në nivel kombëtar, fuqia blerëse e shqiptarëve arrin në 41% të mesatares së vendeve të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat-it dhe studimit “GfK Purchasing Poëer Europe 2024”. Ndërsa rajoni jugor, ku bën pjesë dhe Fieri ka vetëm 28% të fuqisë blerëse në krahasim me mesataren europiane. Inflacioni në vend është rritur me 1.9% në indeksin e çmimeve të konsumit gjatë vitit 2024, sipas raportit të fundit të INSTAT-it, duke rënduar edhe më shumë buxhetin e familjeve shqiptare.

 

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?