Ilir Meta

Politikë

‘Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat për shqiptarët’, Meta nga qelia: Më shumë fonde për arsimin publik

13 Shkurt, 15:16| Përditesimi: 13 Shkurt, 15:27

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit flet për situatën aktuale të ekonomisë në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjtetet sociale, ai shkruan se niveli i të ardhurave tatimore në vend vijon që të jetë në nivele të ulëta.

‘Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat dhe i çon tek qytetarët. Niveli i të ardhurave tatimore të Shqipërisë vazhdon të jetë më skandaloz në rajonin tonë. Raporti i të ardhurave tatimore në nivelin 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është rreth 5% nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht që në taksat kryesore përgjithësisht normat tatimore janë në përputhje me ato të vendeve të rajonit, hendeku i performancës tregon mangësi të rëndësishme në bazën tatimore,  diferencimet dhe përjashtimet tatimore, si dhe mungesës së performancës për shkak të korrupsionit dhe mungesës së profesionalizmit. Shqipëria ka raportin më të ulët të efiçencës të së ardhurave të mbledhura në rajon, si rezultat i pragjeve të shumta dhe përjashtimeve, që inkurajojnë nëndeklarimin dhe dobësojnë zbatimin e sistemit fiskal’, shkruan ai.

Sipas tij, duhet që më shumë fonde duhet të drejtohen drejt arsimit publik si edhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

‘Gjithashtu është e domosdoshme dhe ka hapësirë për përmirësimin e përbërjes dhe cilësisë së shpenzimeve publike. Më shumë fonde duhet të drejtohen drejt arsimit publik, veçanërisht në nivelin e arsimit të mesëm dhe të lartë, si dhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor. Shpenzimet për 1 nxënës të arsimit të mesëm llogariten në 1000 USD sipas paritetit të fuqisë blerëse kur ndërkohë mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe ne zhvillim, ku bën pjesë dhe Shqipëria, shpenzimet janë rreth 4200 USD ose 4.2 herë më të larta për 1 person. Shpenzimet për 1 student të arsimit të lartë llogariten në 1800 USD sipas paritetit të fuqisë blerëse kur ndërkohë mesatarja e vendeve europiane emergjente dhe në zhvillim, shpenzimet janë rreth 4800 USD për 1 person ose rreth 2.7 herë më të larta’, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrante: 13/02/2025 15:50

    Kur flet ky te hapet barku. kriminel e hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?