Në vetëm 142 qendra votimi nga 5199 gjithsej në të gjithë vendin ka probleme me procesin e identifikimit elektronik dhe procesi po bëhet manualisht.
"Kemi pasur disa probleme të karakterit teknik. Kjo është një pajisje që përdoret për herë të parë në Shqipëri. Por parë në tërësinë e vet. Procesi i identifikimit elektronik duhet të vazhdojë edhe nëse printeri i pajisjes nuk funksionon. Ai është thjesht një element i shtuar. 5199 telefonata sqaruara mbi të gjitha problematikat dhe kanë marrë përgjigje sqaruese. Kush largohet nga detyra nga operatorët apo komisionerët do të ketë përgjegjësi penale dhe KQZ. Partitë politike t'i lënë të bëjnë punën e tyre", ka thënë ndër të tjera në një dalje për mediat Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Lajmi kryesor:
Celibashi: Pjesëmarrja në votime deri tani 48.2%! Votimi i qetë, shqetësimet të karakterit teknik! Liderët të mos shpallin fitore para kohe, rezultati del për 48 orë
K.T.//ReportTv.al