Kryeministri Rama teksa po fliste për pensionet në Korçë me pensionistët shigjetoi kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori duke e cilësuar si Sude, referuar firmës së famshme piramidale në Shqipëri deri në vitin 1997.
Kjo pasi Qori doli në protestë me pensionistët para kryeministrisë disa ditë më parë, për të protestuar për pensionet.
'Shumica e pensionistëve nuk diskutohet që mbështesin këtë forcë por edhe të tjerët duhet të jenë të bindur pavarësisht arsyeve të tyre, në mënyrë të pavetëdijshme mbështesin Suden. Pensionistët që nuk mbështesin ne, apo që shkojnë pas maskave të Sudes qofshin 80-vjeçare apo 30 vjeçare. Duhet ta dinë që për inati tonë flenë me Suden. Ti dëgjosh, kur flasin dhe ti dëgjosh kur thonë çdo bëjnë nuk bëjnë sens, njësoj si Sudja. Prandaj inat le të na kenë por hakun nuk duhet të na e mohojnë sepse ia bëjnë vetes. Ne e kemi mbështetjen për të vazhduar këtë punë. Ne e hapëm këtë diskutim dhe prandaj dalin tani. Është një sude me gjyslyke që sjell ca pensionistë që dalin në protestë. Dhe vërtetë jam i keqardhur për ata pensionistë sepse dalin të nxitur nga Sudja. Dhe i besojnë kësaj sudja. Një Sude me një maskë me gjyslyke. Këto ishin këto ato që kisha unë.'
Lajmi kryesor:
'Gjetëm skemë pensionesh skandaloze, bëmë reformë', Rama në Korçë me pensionistët: Kush punon ende, sigurimi shoqëror do jetë në funksion të pensionit të vet
G.K//ReportTv.al