Deri tani gjykata me kërkesë të prokurorisë vendos masën e sekuestros për pasuritë e dyshuara që janë vendosur në mënyrë të paligjshme, por nga dita e sotme këtë të drejtë e ka edhe policia e shtetit.
Por si ndodh kjo? Sipas aktit normativ, në rastet e nevojës dhe të urgjencës, kur ka informacione apo dyshime të arsyeshme, të bazuara në elemente të faktit që subjektet përbëjnë rrezik për sigurinë publike dhe për nxitjen e mundësinë e kryerjes së veprave penale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me kërkesë të OFL-së, mund të vendos masën e sekuestros.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit menjëherë, dhe në çdo rast brenda 72 orëve nga nxjerrja e urdhrit për masën e sekuestros, i referon çështjen prokurorit dhe i kërkon vleftësimin e masës së sekuestros. Nëse gjykata nuk shprehet brenda këtij afati masa e sekuestros mbetet në fuqi.
Masa e sekuestros është e vlefshme për një periudhë 4-mujore, duke filluar nga momenti i zbatimit të saj. Në rastin e verifikimeve komplekse, me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,prokurorit, ose kryesisht, gjykata mund të vendosë zgjatjen e afatit të zbatimit të masës së sekuestros edhe për një periudhë tjetër, por jo më shumë se katër muaj.
Lajmi kryesor: